Icardi i gatshëm ta refuzojë edhe Juventusin, planifikon qëndrimin te Interi

Mauro Icardi raportohet se është i gatshëm të refuzojë edhe Juventusin në mënyrë që të qëndrojë te Interi, mes spekulimeve që ai pret një fëmijë tjetër me gruan e tij Wanda Nara.
Drejtuesit e Interit mbajtën takim me Icardit të enjten duke i thënë se nuk kishte shpresë që ai të ringjallte karrierën e tij me klubin zikaltër.
Në ndërkohë, ishte pohuar se ai do të linte Nerazzurrët vetëm për Juventusin, pavarësisht interesimit nga Napoli dhe Roma.
Megjithatë, mediumi i njohur italian Gazzetta dello Sport paralajmëron se fundi i korrikut ishte afati i largimit të tij dhe një gjë e tillë nuk u materializua.
Si pasojë, gazeta shkruan se ai tani ka qëllim që të qëndroj në Giuseppe Meazza, kryesisht për arsye familjare.

Kjo pasi ai dhe gruaja e tij, njëherësh agjentja, Wanda Nara, thuhet se është shtatzënë dhe pret fëmijën e radhës me Icardin.
La Gazzetta gjithashtu raporton të enjten se sulmuesi po përgatiste veprim juridik nëse ai lihej jashtë listave të skuadrës e për Serie A dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/


















































