Ibrahimovic ‘shuplakë’ Mbappes: I duket vetja më i madh se klubi, ka humbur vetëdisiplina

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka vënë në shënjestër yllin e PSG -së, Kylian Mbappe.
Suedezi thotë se refuzimi i Real Madridit ishte vendim i mirë për sulmuesin, por jo për klubin e PSG-së.
"Vendimi për të qëndruar për të nuk ishte i keq, për PSG -në po. Ai e ka vënë veten në një situatë ku është më i rëndësishëm se vetë klubi. Dhe klubi i dha atij çelësat për ta bërë këtë. Por nuk mund të jesh kurrë më i madh se klubi”.
"Kur një fëmijë bëhet i fortë sot, fiton para lehtësisht. Dhe prindërit bëhen pastaj agjentë... Ky është problemi, këtu humbet vetëdisiplina. Sot me gjeneratat e reja prindërit, nënat dhe baballarët mendojnë se janë yje dhe flasin në gazeta”.
"Por kush mendojnë se janë? I takon djalit të punojë dhe të disiplinohet. Mbappen si person nuk e njoh shumë mirë. Si lojtar ai është fantastik. Por kur humbet vetëdisiplinën, ju humbisni identitetin tuaj ... Ka një arsye pse Zidane është Zidane”, ka thënë Ibra.
Zlatan Ibrahimovic është një legjendë në PSG, ku fitoi shumë trofe dhe shënoi shumë gola. /Telegrafi/






















































