Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, që t’u barten komunave paratë që u takojnë në kuadër të të hyrave vetanake.
“Bazuar edhe në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike (LMFPP), të hyrat vetanake të komunave barten në vitin fiskal duke ruajtur strukturën e shpenzimit. Këtë e kanë bërë komunat gjatë hartimit dhe miratimit të buxheteve komunale për vitin 2024”, ka thënë Ibrahimi.
Ibrahimi ka thënë komunat nuk do të mund të realizojnë shumë projekte kapitale, do të shkaktohen vonesa në pagesat ndaj operatorëve ekonomikë e do të dëmtohen komunat në raportet e auditimit.
Reagimi i plotë i Ibrahimit:
Komunat- Ministër Hekuran Murati barti dhjetra miliona euro Komunave sepse këto mjete janë të komunave
Në takimin e Kolegjiumit të drejtorëve komunal për buxhet dhe financa në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), u ngrit shqetësimi nga komunat që bartja e të hyrave vetjake, e që kjo shkon në dhjetra miliona euro, ende nuk është realizuar nga ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT).
Bazuar edhe në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike (LMFPP), të hyrat vetanake të komunave barten në vitin fiskal duke ruajtur strukturën e shpenzimit. Këtë e kanë bërë komunat gjatë hartimit dhe miratimit të buxheteve komunale për vitin 2024.
Bazuar në Ligjin 08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024 komunat do pranojnë mjetet nga të hyrat vetjake me automatizëm, pra pa qenë nevoja që të merren vendimet në Kuvendet Komunale. Pse nuk po ndodhë kjo? Kjo nuk është duke ndodhur dhe ka vonesa në bartjen e këtyre mjeteve tek komunat të cilat kanë paraparë investime kapitale dhe shumë projekte të tjera. Është muaji prill dhe ende asnjë komunë nuk I ka pranuar mjetet buxhetore të cilat me ligj I takojnë Komunave. Pse nuk po I bartni mjetet te komunat? Ato mjete janë të Komunave.
Si pasojë e vonesave të tilla nga MFTP komunat do të kenë këto pasoja:
• Mundësinë për mos-realizimin e shumë projekteve kapitale nëpër komuna bazuar në nevojat e qytetarëve.
• Shkaktojnë vonesa në pagesa ndaj operatorëve ekonomik dhe që këto vonesa mund t’I dërgojnë komunat te përmbaruesi.
• Që mjetet të barten për projektet e përfunduara (pra të barten në të njetin kod buxhetor) dhe që komunat do kenë nevojë për rialokime të reja e që si pasojë e këtyre rialokimve do të ketë zvarritje të tepërta në realizimin e projekteve sepse përveç burokracive të tepërta ligjore edhe proceset e tenderimit po marrin shumë kohë. Kjo nuk ka ndodhur më herët.
• dëmtojnë komunat në raport të auditimit.
• Vonesa të pakuptimta në bartjen e bilanceve te pashpenzuara.
• Censurim I shfrytëzimit të mjeteve vetanake bazuar në LMFPP
Pra, Ministër Murati, bartjani Komunave mjetet financiere sepse këto mjete janë të Komunave dhe çdo vonesë do shkaktojë probleme në investime kapitale e të cilat investime ndikojnë drejpërdrejtë në përmisimin e jetës së qytatarit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës