Ish-lojtari i Leicester Cityt, Vincente Iborra e vlerëson lartë ish-bashkëlojtarin e tij, Harry Maguire, për të cilin thotë se transferimi i tij te Manchester City mund të jetë sikurse i Virgil van Dijk te Liverpooli.

City është në treg për një qendërmbrojtës të ri, pasi legjenda belge Vincent Kompany tashmë është larguar në drejtim të Anderlechtit.


Një transferim i madh parash në kampionët e Ligës Premier vazhdon të jetë i diskutueshëm për mbrojtësin e Kombëtares së Anglisë, Maguirre.

Me cilësitë e tij të liderit, Pep Guardiola është i etur për të sjellë një prani tjetër komanduese në zemrën e mbrojtjes së tij prej katër lojtarëve.

Maguire, 26-vjeçar, do të ishte një opsion afatgjatë për të mbushur këtë zbrazëti në stadiumin Etihad.

Iborra Maguire Iborra duke festuar një gol me Maguiren dhe Wes Morgan (Foto: Michael Regan/Getty Image/Guliver)

Iborra beson se ish-bashkëlojtari i tij mund të jetë zgjedhja perfekte dhe mund të bëjë një ndikim të ngjashëm tek City, sikurse ylli Van Dijk, i cili u transferuar për 75 milionë funte te Liverpooli.

"Ai është një lojtar i madh. Është shumë i fuqishëm, me ekuilibër të mirë, i shkëlqyer për të larguar topin dhe mund të shënojë gola", ka thënë fillimisht Iborra për Radio Marca.

"Ai kishte një Kupë të madhe Botërore dhe është një super futbollist".

"Transferimi i tij në Manchester City mund të jetë si ai i Van Dijk te Liverpooli", përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

telegrafi sport app