LAJMI I FUNDIT:

Ia ndërprenë rrymën, qytetarja fle në oborrin e KEDS-it

Ia ndërprenë rrymën, qytetarja fle në oborrin e KEDS-it

Një borxh prej 250 eurosh ka bërë që Igballe Berisha- Huduti të mos ketë energji elektrike në shtëpi për pesë ditë.

Kjo situatë e krijuar e ka dërguar Igballen në oborrin e KEDS-it në Prishtinë, në shenjë proteste.

Ajo thotë për KALLXO.com se do të qëndroj gjithë natën aty, duke rrëfyer se kishte marrë hua për të paguar borxhin dhe KEDS-i ende nuk ia ka rregulluar energjinë.


“Jam duke punuar në mënyrë vullnetare, burrin e kam të sëmurë nuk kam rrymë në shtëpi, që pesë ditë, gjithashtu nuk jemi pastruar sepse pa rrymë nuk kemi as ujë. Të premten kam paguar një shumë të borxhit pasi nuk kam pasur mundësi me e pagu të gjithën, pastaj kam marrë hua dhe e kam paguar te gjithë borxhin edhe kam kërkuar qe të kë lëshohet rryma, por nuk ka ndodhur”, tha Berisha- Huduti për Kallxo.cm

“Do të qëndroj deri në mëngjes këtu, zyrtarët këtu as nuk dinë të qasen ndaj klientëve. Unë nuk dëshiroj qe të kyç rrymën në mënyrë të paligjshme, nuk jam asi lloj personi, unë po rri këtu dhe do të rri deri sa të ma rregullojnë punën”, tha Igballja, deri sa po qëndron tek shkallët para KEDS-it.

Ajo ritheksoi se bashkëshorti i saj është i sëmurë dhe është i papunë në anën tjetër mungesa e energjisë elektrike po ia vështirëson jetesën.

Igballja tregon se si policia e kanë larguar nga oborri i KEDS-it duke bërë që ajo të ulet në çimenton jashtë dyerve të oborrit.

Kallxo.com ka kontraktuar edhe zëdhënësin e KEDS-i, Viktor Buzhala i cili tha se Igballja do të trajtohet si të gjithë konsumatorët e tjerë.

“KEDS do të trajtojë këtë konsumatore si të gjithë konsumatorët e tjerë. Nëse e ka paguar rrymën, nuk ka borxh dhe i plotëson të gjitha kushtet për ri kyçje, sigurisht që do të ketë ri kyçet”, tha Buzhala.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori