LAJMI I FUNDIT:

Ia mori iPhone-in, 13-vjeçarja nga Pennsylvania ther për vdekje të ëmën

Ia mori iPhone-in, 13-vjeçarja nga Pennsylvania ther për vdekje të ëmën

Një vajzë adoleshente akuzohet se ka therur me thikë nënën e saj, pasi i është marrë iPhone, thanë zyrtarët e policisë në Pennsylvania.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në Wilkes-Barre të Pensilvanisë, transmeton Telegrafi.

Policët u thirrën në një shtëpi në bllokun 20 të rrugës South Sherman, pasi morën një raport për një grua që nuk reagonte.


Oficerët e gjetën gruan me plagë të shumta me thikë në qafë dhe në shpinë, me gjak që i rridhte shumë nga koka.

Ajo u shpall e vdekur në vendngjarje. Gjithashtu u gjet edhe një djalë 11-vjeçar i cili kishte plagë nga thika në shpinë por që ishte jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje nuk u gjetën thika apo armë të tjera të mundshme, por u vu re se sirtarët dhe dollapët ishin të kyçur.

Në vendngjarje ishte edhe vajza 13-vjeçare e gruas, e cila u arrestua dhe u akuzua si e rritur për vrasje, dy akuza për sulm të rëndë dhe manipulim provash.

Pavarësisht se është e mitur, emri i vajzës është bërë i ditur publikisht nga forcat e rendit, por Newsweek zgjodhi të mos e emëronte për shkak të moshës së saj. Ajo mbetet në paraburgim nga policia. Emrat e nënës dhe djalit 11-vjeçar nuk bëhen të ditur.

Në vendngjarje, policët raportuan se vajza dukej e shqetësuar dhe e penduar, duke pranuar se kishte vrarë nënën e saj gjatë një debati që shpërtheu pasi asaj iu mor iPhone.

Ajo tha gjithashtu se thikën me të cilën e goditi nënën e saj e la jashtë shtëpisë së një fqinji. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Nëse dënohet me pesë vjet burg, Dodik tregon se çka do të ndodhë në Bosnje

Nëse dënohet me pesë vjet burg, Dodik tregon se çka do të ndodhë në Bosnje

Bosnja
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Rubio tregon se pse aktualisht SHBA-ja po bisedon direkt vetëm me Rusinë për luftën në Ukrainë

Rubio tregon se pse aktualisht SHBA-ja po bisedon direkt vetëm me Rusinë për luftën në Ukrainë

Amerika
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori