LAJMI I FUNDIT:

Ia kishin mësyrë platformës së madhe të gazit, momenti kur forcat izraelite rrëzojnë tre dronët e Hezbollahut

Ia kishin mësyrë platformës së madhe të gazit, momenti kur forcat izraelite rrëzojnë tre dronët e Hezbollahut

Autoritetet izraelite kanë njoftuar se kanë rrëzuar tre dronë të Hezbollahut, që ishin nisur drejt platformës së madhe të gazit në një zonë të diskutueshme të Mesdheut, shkruan BBC.

Zyrtarët ushtarakë thanë se dronët ishin lansuar nga Libani, dhe u rrëzuan nga aeroplanët luftarakë izraelit dhe raketat e lansuara nga luftanijet, transmeton Telegrafi.

Tensionet mes Izraelit dhe Libanit u rritën mbi pronësinë e platformës së gazit në Karish. E i dërguari i SHBA-ve për Energjinë, Amos Hochstein po ndërmjetëson midis dy vendeve për të zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë.


Në anën tjetër, Hezbollahu ka bërë të ditur se kishte për cak platformën e gazit.

“Misioni është kryer dhe mesazhi është dërguar”, thuhet në kumtesën e Hezbollahut që mori përsipër përgjegjësinë për sulmet me dronë.

Javën e kaluar, lideri i këtij grupi Hassan Nasrallah, kërcënoi se do të përdorin forcën për të parandaluar Izraelin që të operojë në këtë platformë gazi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Burri nga Uellsi po mendon të blejë tokën 'ku ai kishte hedhur Bitcoin-ët në vlerë 800 milionë dollarë'

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Grenlandës

Botë
Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë

Evropa
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Kalo në kategori