Në qytezën ku u rrit Melania Trump në Slloveni, tani është vendosur një statujë e re e saj, e zëvendësuar me statujën e parë nga druri e cila u dogj disa muaj më parë.
Statuja e parë e bërë prej druri u zbulua në korrik të vitit 2019, dhe përshkruante figurën e Melania Trumpit, 50 vjeçe, e veshur me një fustan ngjyrë blu, i ngjashëm me atë që ajo veshi në inaugurimin e Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 2017, shkruan Revista People.
Sidoqoftë, ngjashmëritë përfunduan aty. Statuja më abstrakte dhe fytyra prej druri i dhuruan faqeve satirike në rrjetet sociale shaka të panumërta të kritikëve, shumë prej të cilave krahasuan punën e artit me skulpturat e tjera që nuk kanë goditur shumë me publikun.
Një vit pas zbulimit të kësaj statuje afër vendlindjes së zonjës së parë, qytezës Sevnica, vandalët thuhet se dogjën statujën fillestare prej druri, duke e çuar amerikanin që porositi copën të pyeste “pse e bënë atë”, në një intervistë për Reuters.
Brad Downey, i cili punësoi artistin lokal të popullit Ales Zupevc për të krijuar skulpturën e re dhe origjinale të zonjës Trump, i tha Reuters se ai kishte depozituar një raport policie por shpresonte të intervistonte vandalët për një film dokumentar që po krijonte.
Downey ekspozoi gjithashtu mbetjet e djegura të statujës në një galeri në Slloveni, duke u thënë gazetarëve se “përfaqëson një përfaqësim vizual të tensioneve politike që po shpërthejnë” në vend.
Të martën, ai thuhet se zbuloi një pamje të re dhe të përmirësuar të veprës artistike – në kuptimin që ka më pak të ngjarë të vandalizohet nga zjarrvënia, pasi është punuar me material bronz.
Në një intervistë për The New York Times, Downey përmendi protestat e fundit amerikane si arsyetimin e tij pas skulpturës, e cila duket praktikisht identike me versionin e mëparshëm, por është pa ngjyra.
“Me protestat e fushatës ‘Black Lives Matter’, ka pasur një tendencë për të prishur monumentet, kështu që unë doja të instaloja një të përhershme”, tha Downey.
Nëse statuja e re e Melania Trumpit vandalizohet, një simbol i kujtesës së saj, të paktën, ka të ngjarë të mbetet.
Siç vëren The New York Times, një pllakë mbi skulpturën e re – e cila qëndron në të njëjtin trung të pemës si origjinalja – ia kushton atë “kujtimit të përjetshëm të një monumenti të Melanisë që qëndronte në këtë vend”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bill Gates flet për herë të parë për të dashurën e tij
Rita Ora publikon video nga momentet e këndshme që shijon me bashkëshortin, Taika Waititi në veturë
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin