Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte futbollisti i njohur Bajram Jashanica. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Jashanica ka ndarë një nga përvojat më dramatike dhe të pazakonta gjatë karrierës së tij, gjatë një ndeshjeje në Beograd me ekipin e Skënderbeut.


Ai rrëfeu se si atmosfera dhe siguria rreth ndeshjes kishin qenë krejtësisht të jashtëzakonshm

“Kur na ra në grup, normalisht pak ndihemi disi më ndryshe. Ndeshjen e parë nëse nuk gaboj e kemi luajtur atje, nuk jam i sigurt, në Beograd”.


“Në një intervistë për një media në Shqipëri, e pata thënë nejse edhe gazetari pak me ‘spec’ kështu po”.

“Një pyetje diçka rreth për juve kosovarët a është diçka më e rëndësishme? Normalisht që thashë po, duke e ditë çfarë ka ndodhur më herët”.

“Edhe e kishin marrë mediat atje, që kushedi çka kam thënë. Edhe më shkruajnë tifozët në Facebook”.

“Sa të vish këtu, andej e këndej. Prej se kemi shku domethënë në aeroport, kemi qenë jo me policë, po me ushtri kemi qenë”.

“Rruga ka qenë e bllokuar, autostradën domethënë deri sa kemi mbërritur në hotel. Në hotel kemi qenë dy ditë na bie të qëndrojmë aty, me ushtri kemi qenë”, ka rrëfyer Jashanica.

Episodin e plotë me Bajram Jashanicën mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app