I dyshuar për së paku 14 raste të vjedhjeve, arrestohet 29 vjeçari në Prishtinë

Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Sektori i Hetimeve të kryeqytetit ka arrestuar një person nën dyshimin për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të kryera në lokacione të ndryshme në Prishtinë.
Në njoftim bëhet e ditur se arrestimi është realizuar mbrëmë pas disa veprimeve hetimore dhe operative, të zhvilluara nga hetuesit policor.
Aktualisht në koordinim me prokurorinë kanë nisur procedurat për së paku 14 raste, ku dyshohet të jetë përfshirë i dyshuari.
Personi i dyshuar R.I., 29 vjeç, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/02/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































