LAJMI I FUNDIT:

Hyundai Tuscon N vjen më parë se që është pritur (Foto)

Hyundai Tuscon N vjen më parë se që është pritur (Foto)

Ford Edge ST do të ketë një rival shumë të fuqishëm

Modeli Veloster N që është shumë i pëlqyer për momentin, është i fundit në të cilin është përfshirë N Performance, transmeton Telegrafi.

Derisa pritej që këtë tretman, Hyundai ta barte të Kaona e re, planet kanë ndryshuar dhe atë do të përfshijë në SUV. Është pikërisht modeli Tuscon, që do të lansohet me N Performance.


Prodhuesi japonez ka bërë të ditura planet për Tuscon N, mirëpo nuk ka dhënë ndonjë detaj. Burime pranë Hyundai, bëjnë të ditur se Tuscon N do të nisë prodhimin pas dy vitesh, derisa të jetë konsumuar modeli që është aktualisht në treg.

Pritet që kur të arrijë, t’i ketë së paku 340 kuaj fuqi, teksa shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për gjashtë sekonda.

“Do të na merr kohë përpunimi, sepse duam që kur të lansohet, të jetë më i fuqishmi i segmentit” kanë thënë inhinierët e Hyundai.

Lansimi Hyundai Tuscon N brenda dy vitesh, vjen shumë më parë se që është pritur, pikërisht në kohë për të rivalizuar me Ford Edge ST dhe Volkswagen Polo GTI. /Telegrafi/