Të gjithë ata blerës potencial që vendosin të kenë një Hyundai IONIQ 5 të avancuar, tani e kanë mundësinë të vozisin më gjatë me vetëm një mbushje të baterisë.

Falë baterisë së re prej 77.4 kWh, versioni i ri është një model plotësisht elektrik i pajisur me fellne të aluminit prej 19-inç dhe një rreze prej 507 kilometra, transmeton Telegrafi.


Përveç rritjes së autonomisë, është përmirësuar dukshëm edhe dizajni, mbushësi dhe karakteristikat teknologjike të IONIQ 5.

2 5

Kur bëhet fjalë për dizajnin, është azhurnuar versioni i modelit për vitin 2023, e do të ketë opsione të reja – përfshirë mbrojtësit e zi që në kombinim me dritat Projection LED, që e bëjnë të duket më agresive.

Një funksion tjetër i ri është që IONIQ 5 në mënyrë automatike përshtat temperaturën e baterisë me kapacitet prej 77.4 kWh, me qëllim që të mos shkaktohet ndonjë defekt teknik gjatë ngasjes.

3 4

Do të ketë edhe retrovizorë digjitalë dhe retrovizorin (Digital Centre Mirror – DCM) që bazohen në kamerat që kanë një fotografi shumë të qartë.

IONIQ 5 për vitin 2023 do të jetë i qasshëm për blerësit në Evropë, në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti. /Telegrafi/