Shefki Hyseni, i cili pretendon se është viktimë e fajdeve në Kosovë, ka rrëfyer se për shkak të rreziqeve, kërcënimeve e shantazheve të fajdexhinjve, e ka lënë Kosovën për Spanjën.
Hyseni në RTV Dukagjini, ka thënë se i ka denoncuar krimet vazhdimisht, por sipas tij, kërcënimet kanë vazhduar.
Ai, po ashtu, i ka akuzuar disa policë të Mitrovicës se kanë bashkëpunuar me njerëz që merren me fajde, madje sipas tij, ata i kanë fshehur krimet e tyre.
“Kam pasur kërcënime, më 8 maj më ka kërcënuar një familjar i tij se do të më vrasin mua e familjen. I kam denoncuar këto kërcënime pas një sulmi me armë në shtëpinë time. Nuk jam i irrituar me fajdexhinjtë, sa jam i irrituar nga një grup i policëve në Mitrovicë dhe në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicë, ata kanë dalë në krah të fajdexhinjve. Nuk e kanë trajtuar, por i kanë fshehur disa raste, derisa Prokuroria ka ngritur për njërin pesë vepra penale, ai është i lirë”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se nga fajdexhinjtë i kishte marrë 7 mijë e 500 euro, kurse pas një kohe ata ia kishin kërkuar mbi 300 mijë euro.
“Unë këto para nuk i kam marrë, më janë kërkuar mua për një të ndjerë dhe ka pasur presion të hatashëm nga 7 mijë e 500 euro në mbi 100 mijë euro dhe 360 mijë euro më janë kërkuar. S’kam pasur mundësi t’i rezistoj atij presioni. Më kanë përcjellë në qytet, policia më thonin se s’kanë të bëjë me ty. E paraqitja rastin në polici, ishte e kotë. Fajdexhinjtë janë më të fortë se shteti në Kosovë”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...
Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës