LAJMI I FUNDIT:

Hungaria heq dorë nga vaksina ruse ‘Sputnik V’

Hungaria heq dorë nga vaksina ruse ‘Sputnik V’

Hungaria me gjasë nuk do të përdorë vaksinën ruse kundër COVID-19, për shkak të kapacitetit të kufizuar të prodhimit, tha kryeministri hungarez Viktor Orban, teksa kritikoi qasjen e Bashkimit Evropian lidhur me blerjen e vaksinave.

Orban kishte dërguar ekspertë në Rusi dhe Kinë për të monitoruar zhvillimin e vaksinave dhe Hungaria kishte marrë edhe një mostër të vaksinës ruse “Sputnik V”.


“Ne e dimë që vaksina ruse është e mirë, por nuk ka doza të mjaftueshme dhe me gjasë nuk do të ketë, për shkak se ata kanë kapacitete të kufizuara të prodhimit”, tha të dielën Orban, gjatë një interviste për radion publike hungareze.

“Për dallim nga ‘Sputnik V’, vaksina kineze është më premtuese dhe duket se do të jetë e gatshme më shpejt në sasi të mëdha”, tha Orban, duke shtuar se, “idealja do të ishte nëse ju mund të zgjidhni nëse doni të vaksinoheni me ndonjërën nga vaksinat e prodhuara në Perëndim apo me vaksinë kineze”.

Edi Rama refuzon ofertën e Rusisë për vaksina: Ky është një provokim qesharak
Lexo po ashtu Edi Rama refuzon ofertën e Rusisë për vaksina: Ky është një provokim qesharak

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Hungaria u bë shteti i parë evropian që pranoi një mostër të vaksinës ruse.

Ekspertët rusë dhe ata perëndimor kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me vaksinën, e cila nuk është miratuar për përdorim nga rregullatori evropian për barna.

Orban tha se nuk ishte i lumtur me dinamikën e blerjes së vaksinave nga BE-ja.

Vuçiq: Nuk do ta marrim vaksinën ruse 'Sputnik V' pa miratimin nga institucionet shëndetësore
Lexo po ashtu Vuçiq: Nuk do ta marrim vaksinën ruse 'Sputnik V' pa miratimin nga institucionet shëndetësore

“Ka pasur produkte që më shpejt kanë qenë të qasshme në Kanada, Mbretëri të Bashkuar e Izrael sesa në BE”, tha ai.

Kritikat e fundit të Orbanit për BE-në, vijnë pasi javën e kaluar ai nuk u pajtua me qasjen e bllokut për nisjen e koordinuar të vaksinimit kundër COVID-19.

Pasi Hungaria mori dozat e vaksinës së prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech më 26 dhjetor nisi menjëherë vaksinimin dhe jo siç ishin pajtuar vendet e BE-së, që fushata e vaksinimit të niste një ditë më pas, më 27 dhjetor. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori