Kryetari i degës së AAK-së në Podujevë, Fatmir Humolli, i është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës me një letër të hapur, duke kërkuar që të mos e ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Humolli thotë se “marrëveshja për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, bashkë me deklaratën e nënshkruar nga Hashim Thaçi janë të dëmshme dhe cenojnë integritetin territorial të Republikës së Kosovës”.
“Deklarata që përmban formimin e një grupi punues për gjetjen e gabimeve eventuale nuk përbënë efekt juridik ndërkombëtarë, pra nuk është e detyrueshme”, thuhet në letrën e Humollit.
Në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, Fatmir Humolli ishte kandidat i AAK-së për kryetar të Komunës së Podujevës.
Letra e plotë e Humollit:
“Të nderuar të zgjedhur të popullit,
Përpjekjet shumëshekullore të shqiptarëve për çlirim dhe mbrojtje të tokave tona kanë ngadhënjyer mbi çdo presion fuqish botërore, megjithëse me shumë mund e sakrificë, sepse e drejta ka qenë gjithmonë në anën tonë. Pas çdo triumfi të popullit tonë, nuk janë ndalur as tendencat për përçarje në mes nesh e copëtim të trojeve tona, por në fund shqiptaria ka mbetur. Presidenti, Qeveria, Kuvendi do të ndërrohet me kalimin e kohës, ashtu sikur edhe ju si deputet, pra askush nuk është i përjetshëm në udhëheqësi të vendit. Ti si deputet i zgjedhur i kësaj periudhe historike, e ke për obligim mbrojtjen e shtetit tënd nga çdo e keqe që i kanoset, vendimet tuaja janë vendimtare për të ardhmen e këtij vendi dhe për trashëgiminë që do ta lëni pas për gjeneratat që do të vijnë. Ti si deputet duhet të kërkosh llogari nga ata që i kanë falur me mijëra hektarë tokë Maqedonisë, e jo të japësh ende tokë të Kosovës.
Marrëveshja për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, bashkë me deklaratën e nënshkruar nga Hashim Thaçi janë të dëmshme dhe cënojnë integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
Deklarata që përmbanë formimin e një grupi punues për gjetjen e gabimeve eventuale nuk përbënë efekt juridik ndërkombëtarë, pra nuk është e detyrueshme.
Ratifikimi i kësaj marrëveshje nënkupton faljen e tokës së Kosovës Malit të Zi, e pastaj nëse gjenden gabime, prap Kuvendi i Malit të Zi duhet të vendosë se a dëshiron të na kthej tokën apo jo. Çdo vendim që merret pas ratifikimit të kësaj marrëveshje është ekskulzivisht në diskredicion të Malit të Zi, e Kuvendi i tij mund të mos e pranoj korrigjimin e vijës kufitare, sepse ajo tokë rrjedhimisht bëhet pjesë e territorit të tyre.
Është gjendje e njejtë sikurse atëherë kur Tito i kishte thënë Enver Hoxhës se Kosova është e juaja, mirëpo për shkak të nacionalizmit serb në Jugosllavi për momentin nuk mundemi të ju kthejmë atë, pra njësoj do të arsyetohet presidenca e Malit të Zi kur nacionalizmi serb në Kuvendin e Malit të Zi nuk do ta pranojë korrigjimin e marrëveshjes.
Procedura për liberalizimin e vizave kërkon votën e Spanjës dhe të Greqisë përveç shteteve të tjera, e që këto të dyja nuk na njohin as si shtet. Ju që po e pranoni presionin e miqëve të Serbisë, duhet të shihni se Serbia dhe lobimi i saj është i fuqishëm deri në SHBA përderisa ju jeni të pavendosur. Miqtë nuk qesin kushte!
Pra, në emër të ardhmërisë na ofrohet një ecje prapa, heqje dorë nga ajo që është arritur me gjak.
Me logjikën e kompromisit ju dalëngadalë do ta zhbëni edhe këtë që është arritur deri tash.
Ne duhet të jemi të zot të veprojmë me integritet të plotë për të mirën e vendit tonë. Asnjë presion i jashtëm nuk mund të jetë arsye për heqjen dorë nga interesat e vendit. Nëse duam që bashkësia ndërkombëtare të na respektoj, ne duhet fillimisht ta respektojmë veten duke menduar dhe punuar në të mirë të shtetit tonë e jo ta dëmtojmë atë. Shihni shembullin e Serbisë, e cila nuk lëshon pe në çështjen e Kosovës pavarësisht presioneve të vazhdueshme ani pse nuk ka aspak të drejtë, edhe kështu ajo ka një pozicion më të avancuar dhe të favorshëm se sa ne e se shumë shtete të tjera të rajonit. Kështu duhet kuptuar logjikën se si funksionon politika ndërkombëtare. Me servilizëm dhe nënshtrim, nuk të respekton as miku e lëre më të tjerët.
Nëse sot nuk funksionon si duhet sistemi i drejtësisë dhe prokurorët e shtetit nuk ndërmarrin asgjë kur falet toka e nënshkruhen marrëveshje të dëmshme, duhet të paktën të frikësoheni nga historia kur stërnipat tuaj të shohin emrat tuaj si shkaktar të këtyre gabimeve.
Shteti ynë dhe qytetarët tanë kanë nevojë për pjekuri politike të udhëhequr nga vetëdija kombëtare!
Vendimi është në dorën tuaj!”, ka shkruar Humolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos