LAJMI I FUNDIT:

Humbi finalen e dytë radhazi me Anglinë, Southgate jep një sinjal për të ardhmen e tij

Humbi finalen e dytë radhazi me Anglinë, Southgate jep një sinjal për të ardhmen e tij

Gareth Southgate ka sugjeruar se do të marrë pak kohë për të reflektuar para se të vendosë nëse dëshiron të vazhdojë në krye të Anglisë.

53-vjeçari i udhëhoqi ‘Tre Luanët’ drejt vendit të dytë në Euro 2024, tri vite pasi ekipi i tij përfundoi po ashtu si i dyti në Euro 2020.

Përpjekja e fundit e Anglisë për të fituar turneun e parë madhor që prej vitit 1966 mori fund mbrëmjen e së dielës me një humbje me rezultat 2-1 nga Spanja.


Në më pas se një orë pas përfundimit të ndeshjes, Southgate u pyet rreth të ardhmes së tij në një intervistë.

“Nuk mendoj se është koha e mirë për të marrë një vendim. Më duhet të flas me personat e duhur. Nuk është koha tani”, ka thënë Southgate.

Përzgjedhësi anglez ka qenë në krye të kombëtares që nga shtatori i vitit 2016, ndërsa ka kontratë me Federatën e Futbollit të Anglisë deri në dhjetor.

Gareht Southgate tregon se cila ishte pika e dobët në finale e Anglisë
Lexo po ashtu Gareht Southgate tregon se cila ishte pika e dobët në finale e Anglisë

Pas humbjes ndaj Spanjës, Southgate tha se ndihet krenar për lojtarët e tij, por gjithashtu dha lëvdata të mëdha edhe për kundërshtarin.

“Mendoj se ishin ekipi më i mirë në këtë turne. Ne nuk e mbajtëm topin ashtu siç duhet, por luftuam deri në fund. Jam i shkatërruar për të gjithë, lojtarët kanë qenë të jashtëzakonshëm, unë jam shumë krenar”.

“Ne kishim momentet tona, një mundësi të madhe në fund për të shënuar po ashtu, por nuk jam i sigurt nëse bëmë më të mirën”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori