Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj vetëm 7 vjeç në shpërthimin e Gërdecit me 15 mars 2008, është shprehur e zhgënjyer në lidhje me mbarëvatjen e procesit gjyqësor në GJKKO, ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Një ditë pas një seance prej 3 orësh, ku ishte parashikuar marrja në pyetje e 5 ekspertëve, në një intervistë për Report Tv, Zamira Durda tha se avokatët e Mediut po bëjnë çdo përpjekje për të zvarritur procesin gjyqësor.
‘Kanë dy muaj që janë paraqitur. Dje ishte hera e fundit që u kërkua që të jepnin përgjigje ekspertët. Nga pyetjet ishte një kakofoni që nuk drejtonin pyetjet korrekte, pasi nuk ishin në gjendje të përcaktonin se çfarë faqe ishte dhe kur pyetje i përket. Ata kanë bërë disa pyetje që kanë qenë të padrejta. Në këtë prizëm u shqyrtua kjo seancë dje, se këto pyetje ishin të papranueshme nga ekspertët. Debati që fund të seancës, kjo seancë për ne nuk kishte interes për ne, për demet e shkaktuara nga shteti, pasi ka mjaftueshëm mekanizma për ti plotësuar këto gjëra. Gjyqtarja dhe avokatët mbrojtës janë të presupozuar që të kërkojnë zvarritje në këtë proces.’- tha Durda.
Sipas Durdës, pyetjet që bënin avokatët ishin qesharake, dhe se ndihej në tup që ndodhej në GJKKO me nivelin e pyetjeve që po bëheshin. Durda kërkoi sërish që prokuroria të ndryshojë akuzën për Mediun nga shpërdorim detyre në vrasje.
3 orë kemi dëgjuar pyetje qesharake. Të vjen turp që je në GJKKO në SPAK, me atë nivel pyetjes. Fakti qëndron te SPAK që nuk i ndryshon akuzën Mediut, është qesharake ku janë 26 viktima dhe të flasësh për korrupsion e gjëra ë tjera, shpërdorim detyre me pasojë vrasjen e 26 personave. Në vend të thoshte 29 të pandehur tha janë 26 viktima deshi të thoshte. Durova dhe jam duke duruar shumë. Është fyese të dëgjosh kur ka 26 viktima dhe të dëgjosh avokatët e tij.
Të gjitha seancat i kam ndjekur 36 seanca. Jam shumë e zhgënjyer, sa kohë nuk ndryshon akuza dhe kemi të bëjmë me vrasje me jetë njerëzor të diskutosh gjëra administrative. Dje ai thoshte s’është detyra e ministrit të di a është regjistruar në tatime kjo kompani apo jo, detyra është të di me kë e lidh këtë kontratë.
Kam që të ndryshojnë akuzën dhe kushtet e sigurisë të pandehurit. Më shumë bërtiste i pandehuri. Duhet të ndryshojnë akuzën ndaj të pandehurit. Kushtet e sigurisë, lëviz dhe shkon kudo. I kam bërë dhe një kërkesë duhet ta bëj më shpesh këtë gjyq. Në shkallën e parë kanë qenë 29 të pandehur ka zgjatur 3 vite. Absurd i duket atij, unë nuk merrem me politikë, ai e krijon dhe me avokatët e tij ajo i intereson. Është urdhri atij që e shpërthyen këto municione.’- tha Durda.
Durda tha se e ka kthyer motiv jete vendosjen e drejtësisë për masakrën e Gërdecit dhe djalin e saj.
‘E kam kthyer drejtësinë e Gërdecit në motiv të jetës sime, shkaku pse jetoj është vendosja e drejtësisë për tim bir.’- u shpreh Durda.
Më herët familja Durdaj, e cila në shpërthimin e 15 marsit në 2008 humbi djalin 7-vjeçar, i është drejtuar GJKKO me kërkesë në lidhje me përshpejtimin e procesit dhe marrjen e një masë sigurie ndaj ish-ministrit Mediu, nën akuzë për shpërdorim detyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania