LAJMI I FUNDIT:

Humb ekuilibrin derisa po bënte foto në Bansko të Bullgarisë – bie për vdekje nga 600 metra lartësi turisti irlandez

Humb ekuilibrin derisa po bënte foto në Bansko të Bullgarisë – bie për vdekje nga 600 metra lartësi turisti irlandez

Një 29-vjeçar pësoi lëndime vdekjeprurëse pasi u rrëzua nga qindra metra lartësi ndërsa ishte në një resort skish në jug të Bullgarisë.

Turisti thuhet të ketë qenë pjesë e një grupi që po fotografonte peizazhin përreth, kur humbi ekuilibrin dhe ra nga një lartësi prej rreth 600 metrash në vendpushimin në Bansko, të martën pasdite.

Ai u gjet nga një ekip i shërbimit të shpëtimit malor dhe u dërgua në një spital në qytetin e afërt të Razlogut në një gjendje të rëndë me lëndime të shumta, thanë shërbimet e urgjencës.


Viktima – i cili ishte një shtetas irlandez – fillimisht do të merrej me ambulancën e vetme ajrore të vendit, por ‘për shkak të një mosfunksionimi teknik’ udhëtimi u ndërpre.

Ai u transportua me makinë dëbore përpara se të transferohej në një autombulancë, njoftoi agjencia bullgare e lajmeve Novinite.

Autoritetet tani po hetojnë pse helikopteri pësoi një defekt teknik, transmeton Telegrafi.

“Turisti i lënduar është dërguar në spital në gjendje kritike, ku janë marrë masa për shpëtimin e jetës dhe është bërë vlerësimi i plotë i lëndimeve të tij”, tha mjeku Valentin Belçev.

Megjithatë ai mbeti në gjendje kritike dhe vdiq të mërkurën.

“Përkundër të gjitha përpjekjeve të ekipit tonë mjekësor, ai përfundimisht ai nuk i mbijetoi lëndimeve të rënda”, tha ndër tjera mjeku bullgar.

Bankso shtrihet në rrëzë të maleve Pirin, ku maja më e lartë, Vihren, ngrihet në një lartësi prej 2,914 metrash.

Një zëdhënës i Departamentit të Punëve të Jashtme ka thënë se është “në dijeni të rastit dhe është duke ofruar ndihmë konsullore”.

Tragjedia ndodhi në të njëjtën ditë që një britanik u humbi jetën pasi u përfshi nga një ortek ‘shumë i madh’ në Alpet Franceze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Zbulohet se çfarë do të ndodhte me Hamasin, sipas planit alternativ të Egjiptit ndaj

Zbulohet se çfarë do të ndodhte me Hamasin, sipas planit alternativ të Egjiptit ndaj "Rivierës së Gazës" të Trump

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori