Dy hapësira në shtëpi njihen zakonisht si baza për shumimin e baktereve - kuzhina dhe banja. Jo, nuk është sfungjeri!

Një studim i publikuar në "Journal of Food Protection" nga Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ekzaminoi rreziqet më të mëdha të kontaminimit të kryqëzuar në kuzhinë gjatë përgatitjes së vaktit.


Para kësaj, besohej se sfungjeri për larjen e enëve, aparati i kafesë, dërrasa e prerjes, si dhe lavamani ishin burimet më të mëdha të infeksionit.

Por rezultatet treguan një situatë paksa të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Në studim, morën pjesë 371 persona detyra e të cilëve ishte të përgatisnin një hamburger me mish gjeldeti duke përdorur erëza, qoftere dhe pak sallatë të gjelbër të parapaketuar.

Në fund, ndërsa shumica e sipërfaqeve ishin pozitive për bakteret në 10 deri në 20 për qind të rasteve, 48 për qind e erëzave në kavanoza, të përdorura gjatë përgatitjes së hamburgerëve, ishin pozitive për norovirus (virusi që shkakton të ashtuquajturin grip të stomakut është shumë ngjitës dhe lehtësisht i transmetueshëm).

Gjithashtu, hulumtimi tregoi se dërrasat e prerjes erdhën në vendin e dytë si sipërfaqet më të ndotura, ndërsa kapakët e koshit u renditën në vendin e tretë.

woman smelling at jar in front of spice shelf in kitchen FLLF00168

“Hulumtimi ynë tregon se çdo enë me erëza që prekni gjatë përgatitjes së mishit të papërpunuar mund të kontaminohet”, tha udhëheqësi i studimit, Donald Schaffner, duke shtuar se larja e duarve është thelbësore pas trajtimit të mishit të papërpunuar, shpendëve dhe vezëve. Gjithashtu, të gjitha sipërfaqet që kanë qenë në kontakt me mishin duhet të dezinfektohen.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave rekomandon një strategji me katër hapa të trajtimit të ushqimit:

▪ pastroni duart dhe sipërfaqet
▪ veçoni ushqimin e papërpunuar nga ushqimi tjetër
▪ gatuani në temperaturën e duhur
▪ vendoseni në frigorifer brenda dy orëve nga zierja

/Telegrafi/