LAJMI I FUNDIT:

Hugo Lloris transferohet në Amerikë si lojtar i lirë, i jep fund aventurës me Tottenhamin pas 11 vitesh

Hugo Lloris transferohet në Amerikë si lojtar i lirë, i jep fund aventurës me Tottenhamin pas 11 vitesh

Hugo Lloris i ka dhënë fund aventurës së tij me Tottenhamin pasi kompletoi transferimin si lojtar i lirë në Los Anxhelos.

Lloris kishte nënshkruar për Spurs në vitin 2012 dhe bëri 447 paraqitje në Ligën Premier, por ai nuk kishte luajtur ndonjë ndeshje që nga muaji prill andaj kjo e shtyu atë që të kërkojë largimin nga klubi.

Trajneri Ange Postecoglou i dha dritën e gjelbër portierit francez për t’u larguar gjatë verës, por ai nuk arriti që të gjejë një klub të ri.


Tottenhami kishte hyrë ne bisedime me klubet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë javë dhe tani portieri veteran edhe zyrtarisht është larguar.

“Vetëm dua t’iu falenderojë për mbështetjen që me keni dhuruar që nga dita e parë. Ka qenë një privilegj i madh të jemi njëri nga ju dhe njëri nga kapitenët tuaj për shumë vite dhe tani është fundi i kapitullit, por ju do të jeni gjithmonë në zemrën time. Spurs do të jetë gjithmonë një vend special për mua dhe familjen time”, ka qenë mesazhi i Lloris në drejtim të tifozëve.

Ky ishte largimi i parë nga Tottenhami që prej se Harry Kane u largua në muajin gusht. Spurs e transferoi Llorisin nga Lyoni në vitin 2012 dhe që nga ajo kohë ai u bë një figurë e rëndësishme e klubit, duke e udhëhequr atë drejt finales në Ligën e Kampionëve në vitin 2019.

Lloris i cili gjithashtu e udhëhoqi Francën drejt finales në Kupën e Botës në Katar dhjetorin e kaluar, para se të pensionohej nga futbolli ndërkombëtar, gjendet në pozitën e tetë në listën e lojtarëve me më së shumti paraqitje për Tottenhamin./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit humb pjesën e mbetur të sezonit, përfshirë Kupën e Botës për Klube

Ylli i Real Madridit humb pjesën e mbetur të sezonit, përfshirë Kupën e Botës për Klube

La Liga
Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

La Liga
Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Serie A
Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

La Liga
Man Utd 'arrin marrëveshje' me transferimin e parë të verës

Man Utd 'arrin marrëveshje' me transferimin e parë të verës

Premier League
Fundi i një epoke, Jamie Vardy largohet nga Leicester City pas 13 vitesh

Fundi i një epoke, Jamie Vardy largohet nga Leicester City pas 13 vitesh

Premier League
Kalo në kategori