Një deklaratë e zëvendësit të ndihmës-sekretarit amerikan të shtetit, Bryan Hoyt Yee, se Serbia nuk mund të ulet njëkohësisht në dy karrige, duke aluduar lojën e dyfishtë në mes të Rusisë dhe BE’së, kishte ngjallur reagime të ashpra në Serbi.
Ministri i jashtëm Ivica Daçiq ishte ankuar për këtë deklaratë edhe drejtpërdrejt te sekretari amerikan i shtetit, Rex Tilerson. Madje, kishte marrë guximin edhe të “këshillonte” atë se kush duhej të merrte vendime në politikën e jashtme të SHBA’ve, përcjellë GazetaMetro.
“I tërhoqa vëmendjen në atë se ndryshimet në politikën amerikane duhet të i bëjnë vetëm presidenti, zëvendës-presidenti dhe ministri i jashtëm, duke marrë parasysh që përfaqësuesit e establishmentit të vjetër nuk mund t’a bëjnë këtë, sepse e mbrojnë politikën e tyre të viteve 1990”, kishte thënë Dacic për bisedën e shkurtër me Tillerson në mbledhjen e këshillit të ministrave të OSBE’së në Vjenë.
“Serbia mund të ketë marrëdhënie më të mira me Amerikën, vetëm nëse përqendrohet tek Trump dhe administrata e tij. Kur e them këtë, mendoj në Tillerson dhe Pens, jo në Departamentin e Shtetit. Sepse në departamentin e shtetit ende punojnë njerëzit që e kanë shkruar krejt atë çfarë ka ndodhur në 20-30 vitet e fundit. Ata nuk ndryshojnë mendje”, ishte shprehur ai.
Të enjten, pikërisht personi që mban pozitë të lartë në State Department, Brian Hoyt Yee e ka përsëritur deklaratën e tij, edhe pse në një version më të butë.
“Ne konsiderohemi miq dhe partnerë të Serbisë, dhe miqtë e vërtetë nuk janë ata që flasin atë që dëshironi të dëgjoni, por atë që duhet të dëgjoni”, ka theksuar Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi.
“Mendoj se si miq dhe partnerë të Serbisë, duhet të i themi qartë Serbisë se e ka mundësinë të përshpejtojë procesin drejt BE’së. Ky nuk është vendim i yni, por i Serbisë. Ata duhet të vendosin në cilën ulëse dëshirojnë të ulen, mendoj që ata duhet të vendosin si të ecin më shpejtë përpara”, u shpreh Yee.
Kryministrja serbe, Ana Brnabic, tha ditë më parë se Serbia nuk do të hiqte dorë nga marrëdhëniet me Rusinë, për të përshpejtuar rrugën e anëtarësimit në BE./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze