LAJMI I FUNDIT:

Hoyt Yee: Athina dhe Shkupi kanë mundësi të shkëlqyer për të zgjidhur çështjen e emrit në vitin 2018

Hoyt Yee: Athina dhe Shkupi kanë mundësi të shkëlqyer për të zgjidhur çështjen e emrit në vitin 2018

Athina dhe Shkupi kanë mundësi të shkëlqyer për të zgjidhur çështjen e emrit në vitin 2018. Udhëheqësia dhe vullneti pozitiv nga Qeveritë e dy shteteve është inkurajues, u shpreh Brian Hoyt Yee, zëvendës ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-ve në intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA – MPA.

“Udhëheqësia dhe vullneti i mirë që kohë më parë e shprehën dy Qeveritë për këtë çështje janë inkurajuese. Negociatat do të jenë të rënda, të dy palët duhet të bëjnë kompromise, por duket se bisedimet fillestare me ndërmjetësim të të dërguarit special të OKB-së, Matthew Nimetz ishin konstruktive”, thotë Yee, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai inkurajon edhe vullnetin pozitiv që vëren te kryeministri Zoran Zaev në zbatimin e refomave dhe përmirësimin e marrëdhënieve me shtetet fqinje. Vlerësoi se edhe zgjedhjet lokale kanë kaluar me klimë të respektit të lirive themelore të njeriut.


Yee në intervistë tha “nuk ekzitojnë plane të tilla” në lidhje me spekulimet se ai do ë jetë ambasadori i ri i SHBA-ve në Shkup. “Shtëpia e Bardhë është vendi i vetëm kompetent për këtë dhe nuk ka kumtuar diçka të tillë”, tha Hoyt Yee./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori