LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, diskutojnë për dialogun

Hoxhaj takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, diskutojnë për dialogun

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka takuar sot Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë zv/kryeministri Hoxhaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter.


Hoxhaj ka bërë të ditur, se në takim kanë diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Telegrafi.

“Një bashkëbisedim i mirë me Ambasadorin Sardi rreth marrëdhënieve bilaterale të shkëlqyera, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe dialogun me Serbinë. Shprehim mirënjohje për mbështetjen e Italisë”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Me temë kryesore dialogun, Hoxhaj edhe ditëve të kaluara është takuar me disa ambasadorë në Kosovë. /Telegrafi/