LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj sonte në Vjenë mban fjalimin lamtumirës në meshën për vdekjen e Albert Rohan

Hoxhaj sonte në Vjenë mban fjalimin lamtumirës në meshën për vdekjen e Albert Rohan

Sonte në Vjenë të Austrisë pritet të mbahet mesha kryesore për vdekjen e diplomatit austriak dhe ish zëvendësndërmjetësit për statusin e Kosovës, Albert Rohan.

Dhjetëra familjarë, miq dhe personalitete nga Austria dhe vende të tjera pritet ta nderojnë diplomatin e njohur, Princin Albert Rohan i cili vdiq para dy javësh në moshën 83 vjeçare.

Mesha e cila organizohet sonte në kujtim të veprës së tij, që i takon familjes mbretërore, është private dhe do të marrin pjesë miqtë më të afërt të tij.


Mësohet se vetëm tre të ftuar do të mbajnë fjalimin lamtumirës për Rohanin, ku njëri nga ta do të jetë miku i tij i afërt nga Kosova, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.

Në ftesën e shpërndarë për këtë ceremoni nga Familja Rohan, pos zëvendëskryeministrit Hoxhaj do të mbajnë fjalim edhe Dr. Peter Marboe, shok i Rohanit dhe Dr. Marie Rösch, vajza nga gruaja e tij e dytë.

Diplomati Rohan ishte mik i Kosovës dhe kujtohet për rolin e tij të madhë në negociatat për pavarësinë e Kosovës ndërmjet viteve 2005-2007 së bashku me ish presidentin finlandez Martti Ahtisaari.

Në librin me kujtime të këtij të fundit, zbulohet se pasi kishte pranuar ofertën e OKB për ti udhëhequr negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, kërkesa e vetme ishte për ta angazhuar Albert Rohanin si numrin ty.

“E dija që në fillim se rezultati final duhet të ishte pavarësia e Kosovës. Kur e pyeta Rohanin se cfarë mendonte, edhe ai tha padyshim që ndan të njëjtim mendim” kujton Ahtisaari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori