LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj i reagon ashpër Gërvallës: Logjikë e diplomacisë së çajtoreve

Hoxhaj i reagon ashpër Gërvallës: Logjikë e diplomacisë së çajtoreve

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar ashpër ministres aktuale të këtij dikasteri, Donika Gërvalla, për gjuhën e përdorur nga Bashkimit Evropian të shtunën në Forumin e Dubrovnikut.

Ajo ka deklaruar se BE-ja pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, në aspektin e sigurisë është “tigër prej letre”.


Gërvalla në Dubrovnik: BE-ja pa SHBA-në dhe NATO-n është “tigër prej letre”
Lexo po ashtu Gërvalla në Dubrovnik: BE-ja pa SHBA-në dhe NATO-n është “tigër prej letre”

E Hoxhaj në reagimin e tij ka thënë ishte e paimagjinueshme që Kosova të shfaqet në konferenca ndërkombëtare si kundërshtare e Perëndimit, “duke e zëvendësuar Serbinë dhe autokracitë e Evropës Lindore në këtë rol”.

Nënkryetari i Kuvendit, Hoxhaj gjithashtu ka theksuar se tash ka ndodhur një ndërrim i roleve: “Kosova tash është kundërshtare dhe Serbia shihet si partnere sikurse ndodhi sot në Dubrovnik! Logjika e diplomacisë së çajtoreve e sheh Sekretarin Blinken si naiv dhe BE-në si tigër prej letre!”.

“Ishte e paimagjinueshme që Kosova të shfaqet në konferenca ndërkombëtare si kundërshtare e Perëndimit, duke e zëvendësuar Serbinë dhe autokracitë e Evropës Lindore në këtë rol! Ka ndodhur një ndërrim i roleve: Kosova tash është kundërshtare dhe Serbia shihet si partnere sikurse ndodhi sot në Dubrovnik! Logjika e diplomacisë së çajtoreve e sheh Sekretarin Blinken si naiv dhe BE-në si tigër prej letre!”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/