LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj për zgjedhjet lokale: Qytetarët kanë dy modele të qeverisjes, të zhvillimit e ka PDK-ja kurse të ngecjes LVV-ja

Hoxhaj për zgjedhjet lokale: Qytetarët kanë dy modele të qeverisjes, të zhvillimit e ka PDK-ja kurse të ngecjes LVV-ja

Ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se në zgjedhjet e 17 tetorit, qytetarët kanë mundësi të zgjedhin dy modele të qeverisjes, sipas tij, modelin e zhvillimit që e ofron PDK dhe atë të ngecjes që e ofron LVV.

Hoxhaj në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com ka thënë se tashmë veçse kanë filluar me promovimin e kandidatëve për kryetar komunash.


“Ne jemi tu marrë me zgjedhjet lokale, ne veçse kemi promovuar disa nga kandidatët tonë për kryetar të komunave, në Prizren, Ferizaj, Shtime, Fushë Kosovë, Viti. Dhe kur po flasim, unë po vij prej takimeve që kemi pasur me degë, ku jam në komunikim, në diskutim dhe betejë të mirëfilltë politike, se si ne të kemi përfaqësim më të mirë në pushtetin lokal, por mbajtjen e konventës të jashtëzakonshme për ta zgjedhur kryetarin e ardhshëm të PDK-së, e shoh vetëm në kontekst të zgjedhjeve lokale, dhe kjo duhet t’i shërbejë që PDK ti shkarkon, ti shpërfaqë energjitë më të mira, në një fushatë zgjedhore që na pret në vjeshtën e ardhshme të ëktij viti”, deklaroi Hoxha.

Hoxhaj ka thënë se qytetarët duhet të dinë për dy modele të qeverisjes.

“Së pari duhet ta dinë qytetarët e Kosovës që ka dy modele të qeverisjes, njëri model është i zhvillimit, i ndryshimit, dhe i përparimit të cilin e ka PDK. Ne kemi qenë në pushtet qendror dhe lokal, mund të ketë debat për gabimet e PDK-së, unë i pranoj debatet edhe për gabimet e PDK-së, por nëse ka një parti politike e cila ka ofruar një model të qeverisjes ku politika është dinamike, ku dihet ndryshimi, ku dihet prioriteti, ku dihet reforma që bëjmë, atëherë kjo është PDK. Modeli i dytë është i regresit, i blerjes së kohës, i mos bërjes së asgjëje, të cilin model e ka LVV”, theksoi ai.

Kryetari në detyrë i PDK-së, kritikoi qeverisjen lokale të LVV-së, duke thënë se Prishtina nuk ka ndryshuar asgjë gjatë mandatit të Shpend Ahmetit.

“Shihni Prishtinën se çfarë ka ndodhur gjatë mandatit të Shpend Ahmetit, ai ka ardhur si kandidat i LVV. Ma përmend një arritje konkrete, një punë të madhe , një element matës, çfarë ka ndodhur në Prishtinë? Çarë ka ndodhur në Prizren”, u shpreh ai.

Pas kritikave për punën e qeverisjes së LVV-së nëpër komuna, Hoxhaj lavdëroi komunat që udhëheq PDK.

“Në Ferizaj e Prizren mund të tregojë se çfarë ka bërë PDK”, pohoi ai.

Hoxhaj në intervistë ka folur edhe për takimin e kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga KQZ dhe tema tjera me rëndësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori