LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Kosova shembull në parandalimin e kërcënimeve të jashtme

Hoxhaj: Kosova shembull në parandalimin e kërcënimeve të jashtme

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në ditën e dytë të vizitës së tij në Dubrovnik të Kroacisë, ka marrë pjesë në Forumin Vjetor të Dubrovnikut.

“Në Forumin e Dubrovnikut në Kroaci ku temë kryesore ishte paqja, stabiliteti dhe siguria në Mesdhe, konstatohet nga të gjithë që Kosova është një shembull i shtetndërtimit të suksesshëm në planin e brendshëm dhe një shembull i angazhimit të saj rajonal dhe ndërkombëtar në parandalimin e kërcënimeve të jashtme”, ka thënë Hoxhaj, transmeton Telegrafi.

Ministri Hoxhaj në diskutimet e panelit të parë të diskutimeve të këtij forumi ka folur për sigurinë dhe stabilitetin në rajon, si dhe për sfidat e sigurisë që ekzistojnë aktualisht.


Hoxhaj ka theksuar se ka ende probleme ndërshtetërore të pazgjidhura mes vendeve të caktuara të Evropës Juglindore, duke përmendur këtu edhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, çështjen mospajtimeve për emrin e Maqedonisë, me Greqinë etj.

Ministri Hoxhaj në fjalën e tij ka thënë se ekzistojnë disa rreziqe që mund të ndikojnë në stabilitetin e Evropës Juglindore, siç janë rritja e nacionalizmit, institucionet e brishta, varfëria, dhe në anën tjetër lufta informative dhe lajmet e rrejshme janë po ashtu cenues të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Këto rreziqe, ka thënë Hoxhaj, mund të luftohen me institucione të forta dhe me ndihmën e shoqërisë civile dhe medias.

Për dy ditë me radhë, Hoxhaj ka qëndruar në Dubrovnik të Kroacisë ku përveç Forumit të Dubrovnikut sot, ka marrë pjesë në Samitin e SEECP-së gjatë ditës së djeshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Kalo në kategori