LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Atdhetari Ukshin Hoti vazhdon të mbetet plaga jonë e hapur e lirisë

Hoxhaj: Atdhetari Ukshin Hoti vazhdon të mbetet plaga jonë e hapur e lirisë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj në 22 vjetorin e zhdukjes së intelektualit dhe patriotit tonë të shquar Ukshin Hoti, ka thënë se sot familja Hoti pret një lajm e Kosova frymon nën ankth.

Hoxhaj ka shkruar në Facebook se imazhin e fundit, shokët e tij e kujtojnë derisa Ukshini po bënte “hapat e lirisë” nga burgu i Dubravës.

“Nga ajo ditë – asgjë. Asnjë përgjigje nga shteti serb nga e diela e 16 majit të vitit 1999 e deri në këtë të diel të vranët të vitit 2021. Atdhetari që nuk u dha kurrë, as nën trysninë e torturave të kriminelëve serbë nëpër kazamate, vazhdon të mbetet plaga jonë e hapur e lirisë. Derisa vepra e tij edhe sot është frymëzimi ynë i përditshëm – Kosova nuk do të jetë asnjëherë e plotë pa zbardhjen e fatit të tij”, ka shkruar. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori