LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj i ashpër ndaj Borrell e Lajçak: Nuk mund të na shesin mend e të mos i bindin qeveritë e tyre

Hoxhaj i ashpër ndaj Borrell e Lajçak: Nuk mund të na shesin mend e të mos i bindin qeveritë e tyre

Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj pati një kritikë për shefin e diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell dhe emisarin e tij si ndërmjetësues të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Hoxhaj tha se qëllimi i deritanishëm i arritjes së një marrëveshje ndërmjet dy shteteve, ishte njohja e ndërsjell, e jo siç po thonë partnerët ndërkombëtar, se nuk do të ndodhë në këtë fazë.


“Nuk ka të bëj shumë me qëndrime partiake. Përtej ngjyrave partiake, nuk gabojmë me reduktu interesin e vendit në interest ë ngusht të PDK-së. Për më shumë, të gjithë kemi fol që qëllimi i dialogut është marrëveshja finale, njohje e ndërsjellë. Kjo është paradigm e re. Tash po na thonë partneret tanë, që në këtë fazë jo. Këtu duhet të shtrohet pyetja, 99 është vendosur KFOR-i, ky vend është çliru, e në 2008 e kemi shpall pavarësinë.”, tha Hoxhaj në Kanal 10.

Lajçak për Asociacionin: Nuk e detyrojmë Kosovën të pranojë diçka kundër sistemit të saj ligjor
Lexo po ashtu Lajçak për Asociacionin: Nuk e detyrojmë Kosovën të pranojë diçka kundër sistemit të saj ligjor

Hoxhaj tha se anëtarësimet e Kosovës nëpër shumë organizata ndërkombëtare janë falë mbështetjes amerikane. Lajcak e Borell e ndau për kritika për të dy pasi vijnë nga dy shtete anëtare të BE’së që s’njohin Kosovën, një lloj hipokrizie e vlerësoi ish shefi i diplomacisë.

“Kurti duhet të ketë listë për anëtarësimet nëpër organizata botërore, si ajo e Tregtisë, UNESCO, e organizatat tjera rajonale që janë etike, dhe pastaj nuk mundet Borelli e Lajcaku, njëri spanjoll  e tjetri sllovak të na shesin tërë kohën mend se si të jenë ndërmjetësues dhe të mos i bindin qeveritë e tyre. Nuk është Sllovakia, Kinë”, shtoi tutje Hoxhaj.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori