LAJMI I FUNDIT:

Hoxha takon ministrin francez, dakordohen për bashkëpunim në fushën e sigurisë

Hoxha takon ministrin francez, dakordohen për bashkëpunim në fushën e sigurisë

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar ministrin e Shtetit, Laurent Nuñez, në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Francës, me të cilin ka diskutuar për të arriturat dhe reformat e ndërmarra në fushën e sundimit të ligjit me theks në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, migrimit ilegal, si dhe sfidave tjera të përbashkëta në fushën e sigurisë, në kuadër të integrimit në BE.

Në takim me ministrin Nuñez, Ministrja ceku përkushtimin dhe përpjekjet e vazhdueshme për reforma, duke shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Francën në fushën e sigurisë.


“Kosova është vendi i vetëm në Evropë me kufizim për lëvizjen e lirë, kjo nuk është në pajtim me vlerat e BE-së. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë bashkëpunim të plotë për çfarëdo shqetësimi rreth liberalizimit të vizave. Marrëdhëniet tona të shkëlqyera do të vazhdojnë të jenë të tilla me Francën, partner të rëndësishëm strategjik për të avancuar paqen, sigurinë, dhe vlerat evropiane, në veçanti lirinë, demokracinë, të drejtat e njeriut, rendin dhe ligjin”, potencoi Hoxha.

Në fokus të këtij bashkëpunimi janë fusha e sigurisë, e në veçanti lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe migrimi ilegal.

Në takim, Ministrja theksoi se e kuptojmë situatën brenda BE-së në prag të zgjedhjeve të PE-së, mirëpo presim që pas këtyre zgjedhjeve të lëvizet përpara me çështjen e liberalizimit të vizave.

Ministri Laurent Nuñez, potencoi gatishmërinë e Francës të vijoj përkrahjen për Kosovën në proceset integruese, duke u pajtuar për të hyrë në marrëveshje bilaterale në fusha të interesit të përbashkët dhe iu përgjigj pozitivisht ftesës së Ministres Hoxha për ta vizituar Kosovën së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori