Në Ditën Botërore të Refugjatëve, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, nëpërmjet një performance në stacionin e trenit në Prishtinë, ka apeluar që sa më shpejt të themelohet Muzeu i dhimbjes që kujton eksodin e qytetarëve të Prishtinës, ide kjo e iniciuar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Deputetja Eliza Hoxha, shprehu falënderim ndaj Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë e Malit të Zi që hapën në atë kohë kufijtë dhe shtëpitë e tyre për qytetarët e Kosovës.
Ajo ka falënderuar edhe organizatat ndërkombëtare që ndihmuan të gjithë refugjatët për ta ruajtur dinjitetin minimal dhe për të shpresuar, si dhe të gjitha shtetet perëndimore që hapën dyert e aeroplanëve për të pranuar refugjatët në vendet e tyre.
Po ashtu, ajo falënderoi UÇK-në dhe NATO-n që mundësuan çlirimin e Kosovës për rikthimin në shtëpi dhe kërkoi që ky stacion, sa më shpejti të shndërrohet në Muze të dhimbjes, për të memorizuar historinë e re të Kosovës dhe rëndësinë që ajo ka për brezat e rinj.
Lexoni deklaratën e plotë të deputetes Eliza Hoxha:
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, kujtojmë problemin e refugjatëve në nivel të botës si një krizë bazike që po ndikon në vendet e zhvilluara të cilat janë duke i akomoduar mbi 70 milion njerëz të zhvendosur. Ky duket të jetë numri më i madh i njerëzve që kanë ikur nga dhuna dhe konflikti që nga Lufta e Dytë Botërore. Vitin e kaluar, çdo ditë nga 37,000 njerëz i kanë lëshuar shtëpitë e tyre, çdo ditë.
21 vite më parë, pothuajse gjysma e popullatës së Kosovës, ishin të zhvendosur dhe u bënë refugjatë. Mbi 600,000 jashtë Kosovës dhe 400.000 të tjerë të zhvendosur brenda territorit të Kosovës. Personalisht, kam qenë një nga refugjatët në Maqedoni, nga data 1 prill 1999 deri më 13 Qershor 1999. Atë ditë lamë prapa gjithçka, pa e ditur nëse do të ktheheshim ndonjëherë. Ka qenë një nga ditët më të vështira të jetës sime. Një çrrënjosje e dhunshme, një tëhuajsim, një njeri pa adresë, pa valixhe, pa ID.
Ky vend ku jemi sot, shënon stacionin i cili u bë vendtakim nga zori, nga dhuna dhe nga presioni. Këtu treni nuk kishte kaluar dhe nuk ishte ndalur mbi 10 vite radhazi prej kur ishte hapur stacioni i ri i trenit në Fushë Kosovë (atë kohë ishte pjesë e Komunës së Prishtinës). Dhe treni nisi të ecte përsëri me të vetmin qëllim që t’i deportonte shqiptarët e Kosovës prej saj. Në këtë rrugë, midis shpëtimit dhe çrrënjosjes, jetës dhe harresës, dashnisë dhe vetmisë, përkatësisë dhe tëhuajsimit, treni i refugjatëve bartë me vete rrëfime të shumta të padëgjuara, të pa rrëfyera e të pathëna.
Aq shpejt kemi harruar? Apo nuk kemi dashur të flasim? Lufta përfundoi dhe ne u kthyem sërish në Kosovë e treni që nga ajo kohë nuk lëvizi ndër vite…
Ky stacion me shumë kujtime, duhet të flas më shumë me ne dhe për ne. Ky stacion i zbrazët nga pasagjerët, mund të mbushet nga sot me rrëfimet e tyre dhe të na mundësoj një udhëtim në përvojat tona gjatë luftës për mbijetesë dhe liri. Ky stacion, duhet të jetë stacioni ynë i kujtesës kolektive dhe dhimbjes që përjetuam për t’i gëzuar sot ditët në liri. Sot, në këtë ditë të bukur, dua t’i them faleminderit Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Shqipërisë e Malit të zi që hapën kufijtë dhe shtëpitë e tyre për të na akomoduar në ditët e vështira. Sot dua t’i them faleminderit organizatave ndërkombëtare që ndihmuan të gjithë refugjatët për ta ruajtur dinjitetin minimal dhe për të shpresuar.
Sot dua t’i falënderoj të gjitha shtetet perëndimore që hapën dyert e aeroplanëve për të pranuar refugjatët në vendet e tyre.
Sot, dua të falënderoj Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe NATO-n që mundësuan çlirimin e Kosovës dhe ne u rikthyem në shtëpitë tona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë