Në ligjëratën për studentët e Akademisë Verore Ndërkombëtare Kosova 2019, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ku prezantoi vizionin e ardhshëm për vendin dhe angazhimin për t’u bashkuar në familjen e kombeve të Bashkimit Evropian.
Kjo Akademi, ka mbledhur 55 studentë nga universitet prestigjioze nga 30 vende të të gjitha kontinenteve dhe ka në fokus temën “Ndërtimi i paqes në zonat pas konfliktit – Diplomacia, udhëheqja dhe negociatat”.
Agjenda evropiane, potencoi Ministrja, është një agjendë që na bashkon të gjithëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, fetare apo politike. Kjo është një rrugë që kërkon përpjekjet më të forta nga ana jonë për të përshpejtuar ritmin e reformave të brendshme.
“Ne e dimë shumë mirë se historia mund të ndajë njerëzit, veçanërisht në rajonin tonë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë historinë duke punuar së bashku për një të ardhme më të mirë. Dhe, mënyra më e mirë për ne për të arritur këtë si vende individuale, por edhe si një rajon, është si anëtarë të barabartë brenda BE”, tha Hoxha.
Në fjalën e saj, Ministrja Hoxha ceku nënshkrimin e MSA-së, reformat – duke përfshirë masat për forcimin e sundimit të ligjit, nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal.
Ndërsa për liberalizimin e vizave, ceku se vendimi për liberalizimin e vizave qëndron në duart e Këshillit të Ministrave. Mungesa e liberalizimit të vizave po ndikon më së shumti tek të rinjtë tanë të cilët janë duke u privuar nga përjetimi dhe përqafimi i vlerave evropiane si bashkëmoshatarët e tyre në rajon.
“Heqja e regjimit të vizave, ka ndikim të drejtpërdrejtë në nxitjen e ekonomisë, nxitjen e partneriteteve, promovimin e kontaktit ndër kulturor dhe rritjen e shkëmbimit profesional dhe arsimor. Një perspektivë e qëndrueshme e BE-së për Ballkanin Perëndimor, është çelësi për paqen dhe stabilitetin në rajon”, potencoi ministrja dhe shtoi se duhet një BE më e angazhuar në rajon.
Ne vlerësojmë investimet e shteteve anëtare të BE në progresin e vendit tonë dhe ne jemi të vendosur të vazhdojmë punën e vështirë, por të nevojshme për reformat, vuri në dukje Ministrja Hoxha, dhe shtoi se do të vazhdojmë punën tonë në forcimin e institucioneve tona demokratike, promovimin e fjalës së lirë dhe ruajtjen e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim.
Në fund, studentët e Akademisë Verore i parashtruan pyetje Ministres Hoxha dhe vlerësuan lartë Kosovën dhe të arriturat e saj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës