LAJMI I FUNDIT:

Hoti reagon pas vërshimeve në disa pjesë të Kosovës: Jemi duke përcjellur nga afër situatën

Hoti reagon pas vërshimeve në disa pjesë të Kosovës: Jemi duke përcjellur nga afër situatën
Foto: Arkiv

Kryeministri në detyrë  Avdullah Hoti ka vizituar sot Qendrën e Situatave, ku është njoftuar nga afër me gjendjen nëpër komuna, pas reshjeve të fundit të shiut dhe të borës të cilat kanë shkaktuar vërshime në shumë rajone të vendit.

“Në takim me drejtorin e kësaj qendre, Shaqir Shaqiri, dhe sekretarin e Sekretariatit për Siguri, Shpend Tërdevaj, Hoti ka diskutuar për masat që duhet të ndërmerren me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës së krijuar.

Institucionet e Kosovës janë duke e përcjellë nga afër situatën dhe të gjitha kapacitetet shtetërore janë vënë në gjendje gatishmërie, përfshirë këtu Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Shtabet Lokale dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Po ashtu, Hoti është në komunikim edhe me komandantin e  KFOR-it, Gjeneral-Majorin, Franco Federici, i cili ka shprehur gatishmërinë për të ofruar ndihmën e forcës paqeruajtëse  nëse një gjë e tillë do të jetë e nevojshme”, thuhet në njoftimin për media.


Për të parë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e fundit të cilat kanë shkaktuar vërshime në rajone të ndryshme të vendit, Hoti sot në orën 12:30 do të vizitojë fshatin Dobroshec të Komunës së Drenasit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori