LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Qeveria menjëherë të ndajë një shumë fikse për gjëra elementare për familjet e prekura nga vërshimet

Hoti: Qeveria menjëherë të ndajë një shumë fikse për gjëra elementare për familjet e prekura nga vërshimet
Foto: Arkiv

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Qeveria që menjëherë të ndajë një shumë fikse për gjëra elementare për familjet e prekura nga vërshimet.

Ai ka thënë se në mbledhjen e sotme të Qeverisë nuk është ndarë asnjë cent për kompensimin e familjeve që kanë pësuar nga vërshimet në Skenderaj, Klinë, Istog e Mitrovicë.

“Vërshimet – ende asnjë cent nuk është ndarë nga Qeveria për familjet e prekura. Shumë vendime qenkan marrë në mbledhjen e Qeverisë sot, por asnjë cent nuk qenka ndarë për kompensimin e familjeve që pësuan nga vërshimet në Skenderaj, Klinë, Istog, Mitrovicë e komuna të tjera. Rezerva shtetërore është për situata kur ndodhin shpenzime të paparashikuara”.


“Ftoj Qeverinë tu ndajë këtyre familjeve menjëherë një shumë fikse për gjërat elementare të jetës: shporet, frigorifer, shtrat, tepihë dhe ushqime bazike. Disa familje kanë humbur edhe rrobat e trupit. Ka familje me të moshuar e fëmijë shumë të vegjël, të cilët nuk mund të kthehen në shtëpitë e vërshuara pa u meremetuar plotësisht”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai tutje është shprehur se asnjë meremetim nuk mund të bëhet në këto kushte atmosferike.

“Ka kohë për vlerësim të detajuar të dëmeve, si në ekonomitë shtëpiake, ashtu edhe në biznese e bujqësi”, ka përfunduar deputeti i LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori