LAJMI I FUNDIT:

Hoti paralajmëroi iniciativa ligjore në favor të prodhuesve vendorë

Hoti paralajmëroi iniciativa ligjore në favor të prodhuesve vendorë

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti së bashku me deputetët anëtar të Komisioneve që lidhet zhvillimi ekonomik i vendit, priti në takim anëtarët e Klubit të Prodhuesve të Kosovës.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Grupit Parlamentar të LDK –së dhe komunitetit të biznesit, në veçanti u diskutua për zbatimin e masave të reja të politikave fiskale, ku u vlerësua se këto masa do të ndihmojnë zhvillimin e sektorit privat, përkatësisht prodhuesve brenda vendit tonë dhe të gjithë atyre që vijnë për të investuar.

Hoti siguroi anëtarët e Klubit se do të kujdesen dhe do të procedojnë me iniciativat ligjore në mënyrë që masat e reja fiskale nga Pako Fiskale 2.0 të hyjnë sa më parë në fuqi, si dhe do të kujdesen që hartimi dhe zbatimi i politikave tatimore nga ana e Qeverisë të kenë në fokus mbështetjen e prodhimit vendorë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.


Sipas një komunikate, në takim u diskutua edhe për angazhimin e Grupit Parlamentar të LDK-së për të përkrahur dhe shtyrë përpara pakon e Ligjeve të cilat përfshijnë Ligjin Antidumping, Ligjin për Masat Mbrojtëse dhe Ligjin për Tregti të Brendshme, ligje këto të cilat do të ndihmojnë prodhuesin vendor dhe do t`i krijojnë kushtet të barabarta në treg.

Ndërsa, Panxha, drejtor Ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës e vlerësoi lartë përkushtimin dhe gatishmërinë e kryetarit dhe deputetëve të Grupit Parlamentar të LDK – së për të bashkëpunuar me komunitetin e biznesit, si dhe për gatishmërinë për të mbështetur në përmirësimin e kushteve për të bërit biznes. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori