Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se propozimi i tij është që të formohet një qeveri e tranzicionit.


Rreth situatës së krijuar ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti ka shkruar se LDK e ka të qartë vullnetin e elektoratit të vet dhe se askush nuk mund të flasë për këtë vullnet.

“Nuk duhet të ketë dhe nuk do të ketë marrëveshje me askënd që ka synim shkatërrimin e LDK-së dhe shkatërrimin e vendit. Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/