Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë sot se deklarimet se është ndalur “gjakderdhja financiare” dhe janë mbyllur “vrimat e buxhetit” është mashtrimi i radhës i Kurtit dhe VV-Guxo.
Hoti në një postim në Facebook shkruan se sipas raportit të buxhetit për 2023 (faqe 29), për vitet 2021-2023 janë paguar 520 milionë euro për entitete publike (102 mil në 2021, 233 mil në 2022 dhe 185 mil në 2023).
“Kurrë nuk janë shpenzuar kaq shumë mjete për ndërmarrjet publike. Me gjithë këto mjete do të mund të ndërtohej një bllok i ri energjetik në KEK, centrali me gaz, apo të përmbyllej projekti madhor i Ibër-Lepencit, për të cilin është iniciuar master plani në qeverinë paraprake”, shkruan Hoti.
Deputeti i LDK-së, ish-kryeministri shkruan se disa herë ka bërë pyetje parlamentare në Kuvend për të parë listën e plotë të subvencioneve për ndërmarrjet publike.
“As Ministri i Financave që është përgjegjës për buxhetin, e as Ministrja e Ekonomisë përgjegjës për ndërmarrjet publike, nuk kanë kthyer përgjigje. Këta do të mbahen përgjegjës për këto abuzime me buxhetin, herët a vonë. Këta gjithmonë nuk do të jenë në pushtet për të pamundësuar qasjen e deputetit në mënyrën si shpenzohen taksat e kosovarëve. Auditori duhet me kujdes të analizojë këtë rrjedhje masive të buxhetit të shtetit.
Këto dhe çështje të tjera sot do të diskutojmë në Komisionin për Buxhet me Ministrin e Financave”, shkruan ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Rriten shpenzimet e qeverisë, ASK publikon statistikat

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës