LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Ahmeti po mashtron për 46 mijë ndërtimet pa leje, disa janë që nga Lufta e Dytë Botërore

Hoti: Ahmeti po mashtron për 46 mijë ndërtimet pa leje, disa janë që nga Lufta e Dytë Botërore

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se të hënën kryetari i ri i Prishtinës do të jetë Arban Abrashi.

Ai këto komente i ka bërë në një konferencë për media, ku ka thënë se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Shpend Ahmeti, njëherit kryetar aktual i Komunës, ka bërë një varg mashtrimesh.

“Ideja se mund të ndërtohet një qendër tregtare brenda kampusit universitar të Universitetit të Prishtinës, bie në kundërshtim me vendimin e rektoratit, që thotë se nuk lejohet që aty të veproj çfarëdo biznesi. Mashtrimi tjetër i Ahmetit, ka të bëjë me lejet ndërtimore, ku thuhet se janë 46 mijë ndërtime pa leje, por nuk tregohet se këto janë që nga periudha e pasluftës së dytë botërore”, ka shtuar Hoti.


Sipas tij, buxheti i Komunës së Prishtinës, për shkak të keqmenaxhimit, ka rënë.

“Derisa Isa Mustafa ia ka dorëzuar Ahmetit një buxhet prej 63 milionë eurosh, ky i fundit – pas katër viteve – do t’ia dorëzojë Abrashit, një buxheti prej 62 milionë euro”.

“Kemi të hyra vetanake 25 milionë euro më pak se në kohën kur ka udhëhequr Isa Mustafa”, ka shtuar Hoti.

“Asnjë projekt që e shihni sot nuk është ideuar dhe punuar nga Ahmeti, derisa kjo lloj qeverisje do të përfundoj të dielën, sepse qytetarët do t’i thonë stop. Ahmeti është marrë peng nga të fortit e partisë së tij, dhe është marrë peng nga oligarkët. Qytetarët e Prishtinës nuk duan një kryetar që bashkohet me protestues të dhunshëm dhe e shkatërroj pronën publike dhe private. Qytetarëve të Prishtinës nuk ju duhet një kryetar frikacak. Ai ka frikë nga aktivistët e tij, që ta vendos flamurin e Republikës”. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori