Drejtori i Horizon School, Bardh Ahmeti ka uruar nxënësit për fillimin e vitit shkollor.

Ahmeti bëri të ditur se kanë filluar me të gjitha klasat e ciklit para universitar të shkollimit, që nga klasa parafillore deri në klasat e gjimnazit.


“Po fillojmë një ditë të rëndësishme, fillimin e vitit të ri shkollor. 1 shtatori, një ditë e çmuar, e gëzueshme për të gjithë fëmijët por edhe për neve si shkollë, kthimi i fëmijëve në bankat shkollore. Sot po fillojmë me të gjitha klasat e ciklit para universitar të shkollimit, që nga klasa para fillore deri në klasat e gjimnazit”, u shpreh ai.

371907213 621656030107645 1011375781240429141 n

Ahmeti tha se ky vit do të jetë mjaft aktiv, me aktivitete të shumta në fushën e edukimit por edhe me aktivitete argëtuese për fëmijët.

Horizon School filloi rrugëtimin në fushën e arsimit 26 vjet me parë, sot padyshim është pionier i arsimit në vend.

Përveç licencimit nga MASHTI, këtë vit Horizon School ka arritur që të akreditohet si Cambridge International School.

Një arritje kjo e cila ju ofron nxënësve të shkollës mundësi të jashtëzakonshme.

Plan-programit të pasur shkollor të Horizon School, këtë vit po i shtohen edhe trajnimet profesionale në fushën e kodimit, programimit dhe robotikës, me ekspertë të fushës. E gjitha kjo, në kudër të shkollimit.

375533104 267341019480811 8129556246239192246 n

372316933 178417291937273 2480346216128477714 n