Në kërkim të ekselencës dhe përkushtimit akademik, Horizon School ofron mbështetje të veçantë, për nxënësit me rezultate të shkëlqyera dhe të disiplinuar, për Nivelin e Mesëm të Lartë.

Shkolla ofron mundësi të veçanta regjistrimi për këta nxënës, duke i inkurajuar të zhvillohen në një ambient ku cilësia dhe standardet ndërkombëtare janë prioritet.


E akredituar si një Cambridge International School, Horizon School ofron mundësinë e pajisjes me diplomë të njohur ndërkombëtarisht, e cila u hap dyert nxënësve drejt universiteteve më të mira në botë dhe një karriere akademike të suksesshme.

Shkolla është e pajisur me laboratorë modernë, kabinete të avancuara dhe bibliotekë të pasur, të gjitha të menduar hollësisht për të krijuar një ambient dinamik dhe me standarde të larta të arsimit bashkëkohor.

Regjistrimet për vitin e ri shkollor janë të hapura, dhe për nxënësit e kualifikuar ofrohet mbështetje financiare, me qëllim që talenti dhe përkushtimi të shpërblehen.

Për prindërit dhe nxënësit që janë në kërkim të një arsimi cilësor, me vlerësim global dhe me fokus të theksuar në zhvillimin personal e profesional, Horizon School është zgjedhja e duhur.

Për më shumë informacion, kontaktoni në: 048 153 153

E ardhmja nis me ne!