Nga: Eduardo Galeano
Përktheu Bajram Karabolli
Nuk kishte asnjë njeri dhe asgjë. As fantazma nuk kishte. Kishte vetëm gurë memecë dhe ndonjë dele duke kërkuar bar midis rrënojave.
Por, poeti i verbër arriti të shohë atje qytetin e madh që nuk ishte më. Veç ai e pa, ngritur në një kodër e rrethuar me mure, atje mbi gjirin e detit; dhe dëgjoi klithmat dhe gjëmimet e luftës që e kishin rrafshuar.
Dhe, thuri këngë për të. E ribëri Trojën. Troja lindi përsëri, e krijuar nga fjalët e Homerit, katër shekuj e gjysmë pas shfarosjes së saj. Dhe lufta e Trojës, e dënuar të harrohej, u bë një nga më të famshmet e të gjithë luftërave.
Historianët thonë se ajo qe një luftë për interesa tregtare. Trojanët kishin mbyllur rrugën drejt Detit të Zi, prandaj e paguan shtrenjtë. Grekët e shfarosën fare Trojën për të hapur rrugën drejt Lindjes, përmes ngushticës së Dardaneleve. Veç në këtë botë, të gjitha, ose gati të gjitha luftërat janë bërë për interesa tregtare. Atëherë, pse do të hynte në kujtesë me aq madhështi një luftë aq pak origjinale?
Gurët e Trojës do të ktheheshin në pluhur dhe asgjë më shumë se pluhuri, duke përmbushur kështu fatin e tyre të natyrshëm, kur Homeri i pa dhe i dëgjoi.
A thua gjithçka që ai këndoi ishte thjesht një imagjinatë e pastër?
A thua ishte thjesht fantazi ajo mizëri prej një mijë e dyqind e ca anije që u vërsulën në shpëtim të Helenës, mbretëreshës së lindur nga një vezë mjellme?
A thua e sajoi Homeri atë se Akili na e paska tërhequr zvarrë Hektorin, lidhur pas karros së kuajve, duke e sjellë disa herë vërdallë mureve të qytetit të rrethuar atë, armikun e tij të mundur?
Po historia e Afërditës që e mbështolli Paridin me një mantel mjegulle magjike, kur e pa se po e humbiste, a thua na qenka përçartje apo ekstazë?
Po Apoloni që lëshon shigjetën vdekjeprurëse drejt thembrës së Akilit, ç’ishte? A thua të ketë qenë vërtet Odiseja, alias Ulisi, krijuesi i kalit prej druri që mashtroi trojanët? A thua vërtet të ketë qenë ai fundi i Agamemnonit, ngadhënjimtarit që, pas asaj lufte dhjetëvjeçare, të kthehej e ta vriste e shoqja në banjë?
Ato gra dhe ata burra, ata perëndi dhe ato perëndesha që na dalin aq xhelozë, aq hakmarrës, aq tradhtarë, a thua të kenë ekzistuar vërtet?
Askush nuk e di nëse kanë ekzistuar vërtet. E vetmja gjë e sigurt është se ekzistojnë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDokument i rrallë për pushtimin e Krujës dhe rënien e Shkodrës

Fotografitë ikonike të revistës “Face”
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”

Kënga mesjetare arbërore - “Konstandini i vogëlthi”

Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

MES MEMECËVE

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri