Një artiste holandeze është në gjendje të vizatojë gjashtë portrete në të njëjtën kohë duke përdorur duart dhe këmbët.

Rajacenna van Dam, 29 vjeçe nga Roterdami u mësua të vizatonte me këmbë dhe duar për të rritur produktivitetin e saj si dhe të mposhte monotoninë.


Holandezja filloi të vizatonte në moshën 16-vjeçare, transmeton Telegrafi.

“Në vitin 2019 më lindi ideja që të jem më produktive pasi nuk kisha bërë vepra arti për vitet e mëparshme për shkak të problemeve shëndetësore.

“Nuk e praktikova fare dhe thjesht filloja ta bëja”.

Një video e tregon artisten duke vizatuar 6 portrete të njerëzve të ndryshëm në të njëjtën kohë, duke përdorur duart si dhe këmbët. /Telegrafi/