LAJMI I FUNDIT:

Holandë: “Sex-shop” për myslimanët me prodhime hallall

Holandë: “Sex-shop” për myslimanët me prodhime hallall

Në Holandë është hapur “Sex-shop” i parë virtual për myslimanët, i cili ofron lodra seksi në pajtim me ligjet e sheriatit.

“Ditët e para kemi pasur mbi 70.000 vizita”, thotë Abdelazzi Aourgah, themelues i faqes së internetit “El Asira” për të cilën thotë se është e para që ofron shitje për lodrat seksuale për myslimanë.

Themeluesi i “Sex-shopit” virtual thotë se faqja iu ndihmon kryesisht çifteve për të përmirësuar jetën e tyre seksuale, ndërsa njëkohësisht ofron edhe alternativa për personat të cilët nëpërmjet internetit shikojnë pornografi dhe gjëra tjera të ndaluara.

Në faqen “El Asira” që në përkthim nga gjuha arabe do të thotë shoqëri, shfrytëzuesit mund të zgjedhin prodhime të ndryshme siç janë stimuluesit ose gjelet për masazh, por nuk ka vibratorë ose revista pornografike.


Faqja është në gjuhën angleze, arabe dhe holandeze. Të gjitha prodhimet që shiten janë hallall dhe nuk ka kurrfarë prodhime të ndaluara nga feja islame. /Telegrafi/