LAJMI I FUNDIT:

Historike për SpaceX, kryen misionin e 300-të në hapësirë – lëshoi në orbitë edhe 23 satelitë të Starlinkut

Historike për SpaceX, kryen misionin e 300-të në hapësirë – lëshoi në orbitë edhe 23 satelitë të Starlinkut

Kompania e Elon Musk me mision hapësinor, SpaceX ka shënuar histori së fundmi duke kryer misionin e 300-të të lansimit të satelitëve në orbitën e planetit tonë.

Raketa Falcon 9 me 23 satelitë të Starlinkut në bord, u lansua me sukses në hapësirë në orët e para të së hënës me kohën në Evropë; nisja u bë nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral, transmeton Telegrafi.

Gjithçka shkoi pa probleme, gjë që SpaceX e festoi suksesin në një postim në X.


“Falcon 9 dërgoi 23 satelitë të Starlinkut në orbitë – duke përfunduar lansimin e 300-të të suksesshëm”, shkroi SpaceX në X.

Faza e parë e raketës Falcon 9 apo siç njihet ndryshe si “shtytësi” u kthye në Tokë rreth tetë minuta pas ngritjes, derisa faza e dytë e raketës lëshoi satelitët në orbitën e ulët të planetit tonë.

Sipas SpaceX, kjo është hera e 12-të që shtytësi i raketës Falcon 9 përdoret për qëllime lansuese. Shtytësit e ripërdorshëm të raketave janë histori në vete pasi janë teknologji mjaft e vështirë për t’u arritur. Deri më tani asnjë kompani hapësinore nuk e ka arritur këtë. Në kushte normale, këta shtytës shpërthejnë në hapësirë, duke e bërë kështu të pamundur ripërdorimin e tyre.

Shtytësit me mundësi ripërdorimi u kursejnë miliona dollarë inxhinierëve.

Ky nuk ishte lansimi i vetëm, pasi të dielën u bë lansimi i një grupi tjetër të satelitëve Starlink në hapësirë me raketën e Falcon 9. Duke kryer kështu dy misione brenda dy ditëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Botë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Çudia: Ishte zhdukur 12 vjet më parë, plazhi rishfaqet brenda natës (Foto)

Çudia: Ishte zhdukur 12 vjet më parë, plazhi rishfaqet brenda natës (Foto)

Kalo në kategori