Benevento ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Chievos.

Kjo është një arritje historike për klubin pasi është fitorja e parë në Serie A.


Ledian Memushaj Ledian Memushaj gjatë një dueli me Mariusz Stepinski (Getty Images)

E gjitha kjo erdhi fal golit të Massimo Coda në minutën e 64, por kjo nuk i lëvizi ata nga pozita e fundit në kampionatin elitar italian.

Ata kanë 17 humbje dhe një barazim (atë të famshmin ndaj Milanit).

Nga minuta e parë për Beneventon luajtën dyshja shqiptare, Berat Gjimshiti dhe Ledian Memushaj. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6cfp2r

telegrafi sport app