Historianët serbë në “luftë” me Sonja Biserkon

Biserko, kryetare e Këshillit të Helsinkit për të Drejta të Njeriut në Serbi, në një intervistë të gjerë dhënë një botimit të Matica Hrvatskas, sipas gazetës së Beogardti “Blic”, transmeton Koha.net, ajo “serbët dhe Serbinë i ka paraqitur si negativët më të mëdhenj dhe fajtorët kryesorë për të gjitha të këqijat në Ballkan e në analizë (“Blic” e fut në thonjëza emrin analizë) një periudhën nga beteja e Kosovës deri në ditët e sotme.
LEXO PO ASHTU: Tronditet Serbia: Historia serbe është gënjeshtër, krijoi rrejshëm mitin mbi Kosovën
Historianë serbë, me të cilët ka bërë anketë “Blic”, gjithë intervistën e quajnë të pasaktë ndërsa vetë Sonjën si keqdashëse të serbëve. Nga Qeveria serbe ata kërkojnë që të shikohet se “sa mjete financiare jepen Këshillit... të saj”.
Biserko kishte thënë se elita serbe ka qenë e vetëdijshme se nga viti 1974 të gjithë në Jugosllavi donin mëvetësi më të madhe e kjo asaj nuk i pëlqente.
“Prandaj, ajo ngre çështjen e Kosovës. Pasi erdhi në përfundim se kurrë nuk do të mund ta sundojë shumicën shqiptare, e ka idenë për ndarjen e Kosovës dhe për amputimin e pjesës veriore. Lufta dhe përpjekja e saj për Kosovën ishte instrument për kërkesa territoriale në BeH dhe në Kroaci”, tha Biserko.
Ajo thekson se Kisha ortodokse serbe është e përzier në politikën dhe ajo së pari është institucion politik e pastaj fetar.
“Serbia nuk ka qasje të drejtë në pjesën e historisë që ka të bëjë në Perandorinë Osmane, nuk e ka asnjë libër valid që të merret me të. Nga mosnjohja e fakteve është krijuar miti për Kosovën, për heroizmin serb dhe për mbretërinë qiellore”, ka thënë ajo.
E gjithë kjo nuk u ka pëlqyer fare historianëve serbë të cilët kanë hedhur gur e dru kundër Biserkos.





















































