LAJMI I FUNDIT:

Historia pas debutimit të Messit me Barçën

Historia pas debutimit të Messit me Barçën
Foto: MARCA

Teksa 16 nëntori i 2003 ishte destinuar të jetë data kur e gjithë bota do të ketë sytë e kthyer nga Porto të cilët po përuronin Estadio Do Dragao, një ngjarje e madhe ndodhi në këtë ditë dhe kjo la në hije hapjen stadiumin portugez.

Për ekipin e parë të Barcelonës debutoi Lionel Messi.

Trajner në atë kohë për skuadrën katalunase ishte Frank Rijkaard, me shumë lojtarë të lënduar trajneri holandez vendosi të fus në lojë 16 vjeçarin argjentinas.


Leo Messi në ndeshjen e Barcelonës kundër Sevillas në vitin 2005 në Camp Nou (Foto: Luis Bagu/Getty Images/Guliver)

“Është ditë e rëndësishme në karrierën time”, ka thënë Messi për Barca TV kur u pyet për rëndësinë e 16 nëntorit 2003.

“Isha në gjendje të mbushi ëndrrën e fëmijërisë. E vërteta është se isha shumë i lumtur atë ditë”.

Duke shikuar videot e debutimit, Messi ende e mban mend mirë atë natë magjike.

Sekreti i golave të Messit nga gjuajta e lirë, është një këshillë e Maradonas në vitin 2009
Lexo po ashtu Sekreti i golave të Messit nga gjuajta e lirë, është një këshillë e Maradonas në vitin 2009

“Isha shumë i lumtur, por edhe shumë nervoz. Kur u futa në lojë e përjetova momentin. E kujtoj se kisha një rast shumë të mirë për gol, por nuk arrita të shënoj”.

“Rijkaard mu afrua pas ndeshjes dhe më tha se kisha lëshuar një rast të mirë”.

Gazetari i Barca TV, Jaume Marcet, tregon një tjetër histori që lidhet me debutimin e Messit te skuadra katalunase.

Lionel Messi duke festuar golin ndaj Cadiz (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Ditën e ardhshme, disa orë pas ai bëri debutimin erdhi te Barca TV për të shikuar ndeshjen e tij të parë”.

“Ai ishte vetkritikues dhe ishte shumë i nervozuar me vetën që nuk arriti të shënojë”.

Nga Insigne te Messi: Futbollistët që u refuzuan nga klubet kur ishin të vegjël (Foto)
Lexo po ashtu Nga Insigne te Messi: Futbollistët që u refuzuan nga klubet kur ishin të vegjël (Foto)

“Natyrisht që ishte i lumtur me debutimin dhe që po shikonte vetën në ekran. Na kërkoi t’i bëjmë një kopje të ndeshjes”, ka thënë Marcet.

Tani 15 vite më vonë, Messi ka qindra gola në emrin e tij në stadiume rreth e rreth botës, që nga Estadio Do Dragao e deri te finalet e Ligës së Kampionëve. Duhet të jemi krenarë që jetojmë në kohën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori