Nga: Daut Dauti
Para disa ditësh e postova një shkrim të shkurtë ku shihej ndihma e ushtrisë serbe që ia ofroi Perandorisë Otomane në Betejën e Nikopolit. Disa ditë më vonë, Koha Ditore e botoi një përshkrim të një punimi që e kishte botuar Oliver Schmitt, i cili e kishte thënë të njëjtën gjë, por në mënyrë më të gjerë. Por, kjo që e kishte thënë Schmitt e mori dhenë ndër shqiptarët se ai është historian i huaj. Kjo gjë nënkupton se shqiptarët më shumë iu besojnë historianëve të huaj dhe ndoshta këtu ekziston një arsye. Por, Schmitt nuk thoshte asgjë që nuk e kanë thënë historianët tjerë (të mirëfilltë) para tij.
Ky punim i Schmitt-it u përhap me qëllim që të demantohet se serbët nuk e kanë mbrojtur ‘Evropën e Krishterë’ nga ‘sulmet barbare turke’, siç kanë trumbetuar gjithmonë. Kjo është një teori jo vetëm e serbëve, por e tërë popujve ballkanikë. Historia e tërë këtyre popujve (shqiptar, rumun, grek, bullgar …) e thotë po këtë gjë, e cila nuk është e vërtetë. Këto vende kanë aplikuar narracion, gati fantastik, për ta ndërtuar historinë nacionaliste me të cilën sot mendojnë se duhet t’i vardisen Evropës.
Por, realiteti ka qenë ndryshe. Nuk janë vetëm serbët që e ndihmuan zgjerimin e Perandorisë Otomane. E kanë ndihmuar të gjithë popujt e Ballkanit. Natyrisht, fillimisht kanë rezistuar, por kur kanë rënë nën sundim, më nuk kanë lëvizur aq shpesh kundër pushtetit, siç e paraqesin sot historitë e tyre kombëtare. Në realitet, vendet ballkanike, jo që janë bërë vetëm pjesë e perandorisë, por e kanë prodhuar edhe klasën sunduese otomane.
Ja disa Vezirë (kryeministra) të Perandorisë Otomane që kanë shërbyer nga viti 1453 deri më 1474:
1. Çandarli Halil Pasha ishte nga familja e njohur ‘turke’ në Azi të Vogël, të cilin e ekzekutoi Sulltan Mehmeti II në vitin 1453. Çandarli Halil Pasha e mbronte idenë se ‘nuk duhet ta okupojmë Konstantinopolin se prishemi me Evropën’, frazë të cilën nuk dëshironte ta dëgjonte Sulltan Mehmeti ambicioz. Me këtë akt Sulltan Mehmeti i dha fund ndikimit turk në perandori dhe e forcoi atë otoman.
2. Pastaj Sulltan Mehmeti në pushtet e solli mësuesin e tij të aftësive ushtarake dhe të edukatës, Zaganos Pashën, i cili quhej edhe Zognush Pasha dhe dihet që ishte shqiptar, siç tregon edhe emri.
3. Pastaj vjen Mahmud Pasha Angeloviq, serb i lindur në Novo Bërdë (Kosovë), i cili zëvendësohet nga (4.) Rum Mehmed Pasha, që ishte grek.
5. Pas Rumit vjen Ishak Pasha, që ishte shqiptar ose grek.
6. Gjedik Ahmed Pasha për të cilin thuhet se ka qenë shqiptar, por më shumë ka gjasa të ketë qenë serb ose grek. Studimet më të reja të disa historianëve serbë thonë se ishte nga një fshat afër Vranjës.
7.Karamanli Mehmet Pasha vinte nga familja e Rumit (poetit dhe filozofit të njohur), pra ishte persian.
8.Pastaj erdhi Daut Pasha që ishte shqiptar.
9. Hersekli Ahmed Pasha që emri i tij i mëparshëm ishte Stjepan Hercegoviq. Pra, ishte nga Bosnja dhe nga kjo, serb ose kroat.
Dhe, kështu vazhdon lista e kryeministrave otomanë me origjinë greke, serbe, shqiptare, bullgare, boshnjake, armene, gjeorgjiane etj. Në të shumtën e rasteve, po këtë përbërje e kishte edhe ushtria otomane.
Tashti të kthehemi te Sulltan Mehmeti II. Nuk është i vogël numri i historianëve që pohojnë se nëna e tij ishte shqiptare. Por, ajo që është tejet e sigurt është se gruaja e tij ishte shqiptare. Mehmetin e trashëgoi i biri, Sulltan Bajaziti II, i cili, nëse flasim me terma etnologjik, ishte shqiptar 100 për qind pasi që edhe nënën edhe babën i kishte të tillë. Por, këta dy ishin ata që përfundimisht i nënshtruan territoret shqiptare.
Kur në vitin 1459 Serbisë iu hoq statusi i vasalitetit, dhe kur ky vend ra plotësisht nën sundimin otoman, kryeministër i perandorisë ishte Mahmut Pashë Angeloviqi, i cili, si shtesë, ishte i martuar me vajzën e Zognush Pashës. Pra, e kishte gruan shqiptare. Gruaja e tij, njëkohësisht, ka qenë edhe dashnore e një shqiptari tjetër, Mustafës, djalit të sulltan Mehmetit. Sidoqoftë, luftës për nënshtrim të Serbisë dhe Bosnjës i priu personalisht Mahmut Pashë Angeloviqi.
Pra, ‘erdhi turku dhe …’. Jo, nuk erdhi turku hiq. Erdhën shqiptarët, grekët, serbët, boshnjakët, bullgarët, rumunët, hungarezët, ukrainasit … Këta ishin Perandoria Otomane, klasa sunduese e të cilës u ndërtua përmes sistemit të Devshirmes. Këta popuj kanë dhënë kastën e Jeniçerëve, shtresën sunduese dhe njësinë elitare ushtarake otomane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Mbi tezën ilire e pellazge të prejardhjes së shqiptarëve
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Udhëtim nëpër fjalorin e Kosovës
Një titull për një foto të Idromenos
Letra e Enver Hadrit e vitit 1976, drejtuar dajës së tij Said Kryeziu
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025