Tashmë thuhet se e ardhmja e Mesut Ozilit te Arsenali është e qartë dhe ai do të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori gjerman nuk është në planet e Mikel Artetas, derisa nuk ka luajtur në asnjë ndeshje në këtë edicion.


Ozil po kërkon një aventurë të re, gjersa Arsenali po tenton të transferojë Iscon nga Real Madridi.

Isco 1

Duket se historia për gjermanin do të përsëritet, shkaku që ishte pikërisht spanjolli që e zëvendësoi atë në Santiago Bernabeu.

Tani, Isco pritet të zëvendësojë Ozilin dhe në Emirates, e që kalimi sipas Mirror pritet të realizohet në janar.

Real Madridi ka bërë të ditur se ata i duan 70 milionë euro për kartonin e mesfushorit dhe Arsenali duhet të bëjë disa largime për të realizuar këtë transferim. /Telegrafi/

telegrafi sport app