Florim Cuculi sot është emër i njohur në spitalin e Luzernit. Në emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini ai ka rrëfyer historinë e tij të migrimit drejt Zvicrës dhe arritja e majave në mjekësinë zvicerane.
Florim Cuculi, i lindur dhe rritur në Kërçovë, në moshën 14 vjeçare largohet në Zvicër në kohën kur Jugosllavia po shpërbëhej.
Florimi tregon se në kohën kur familja iu largua për në Zvicër, babai i tij shpresonte se do të kthehej në vendlindje sapo të ishin rregulluar gjërat ekonomikisht.
“Kjo është ëndrra e dështuar e më shumë se 90% e shqiptarëve”, tregon kardiologu, përcjell Telegrafi.
Kërçovari thotë se në fillim ishte e vështirë të përshtatej në Zvicër për shkak të frikës se mos ndoshta nuk do të arrinte sukses në shkollë.
Ai thotë se shoqëria zvicerane jo gjithmonë është gjithëpërfshirëse, përkundrazi ata ishin përjashtues ndaj të huajve.
“Mbaj në mend që dikur luanim futboll zviceranët me të huajt, që nënkuptonte se ne ishim të huaj në Zvicër”.
Florimi tregon se përpjekjet e ti gjithmonë ishin të bindte zviceranët se si është shumë më i mirë se që e mendonin.
Ai tregon se në atë kohë ishte e vështirë të hapje faqet e gazetave e të mos gjente shkrime negative për shqiptarët.
Dali nga Kërçova tregon se Zvicra megjithatë ishte një shtet ku respektohet meritokracia.
Ai rrëfen se pasi kishte komunikuar në frëngjisht me një mësues, zvicerani e kishte vërejtur se shkolla fillestare që i ishte caktuar në fillim nuk ishte adekuate dhe rekomandoi që të dërgohet në një shkollë tjetër që më pas i hapi atij dyert e fakultetit.
Florimi më pas ishte regjistruar në fakultetin e mjekësisë, që zgjaste gjashtë vite. Një rastësi kishte ndikuar që ai të takohej me mjekë ku edhe ka specializuar në Luzern e më pas edhe ka doktoruar.
Doktor Florim Cuculi sot është shef i Departamentit të Kardiologjisë në Spitalin e Luzernit. Ai tregon se për nga numri i ndërhyrjeve spitali ku punon është i dyti në nivel të Zvicrës.
Ai thotë për këto të arritura sigurisht se duhet punë, por edhe fat.
Florimi bën vendosjen e stentave në arteriet koronare. Tregon se kjo është një punë shumë delikate pasi ka të bëj me organin kryesor të njeriut.
Kardiologu thotë se diskriminimi mund të parandalohet kur personi respekton vetën. Ai thotë se nuk i lejon ta quajnë ndryshe pos “Florim”.
“Kur je i mirë të thonë zviceran, sepse u konvenon atyre. Kur je “i keq” pastaj të thonë i përket nacionalitetit tjetër. Kjo ndodh edhe me Andy Murray në Britani. Kur fiton i thonë britanik. Kur humb i thonë skocez”, tregon me buzëqeshje ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë materialet e sekuestruara gjatë bastisjes në MMPHI
Heqja e masës ndaluese të mallrave serbe, Hovenier: Hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën
Bastisjet në MMPHI, dy të dyshuar për vepra të ndryshme penale
Për 8 muaj 119 ushtarë braktisën FSK-në
Fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit prek shkollat në Gjakovë, drejtoresha e Arsimit tregon për tri rastet e fundit
Arbër Ademi në "PodGo": Protestat janë në agjendën e Frontit Europian, mendojmë që koalicionin ta shndërrojmë në lëvizje kombëtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia